in

Vizat për Itali, zhduken punonjësit. Vetëm 1% e ardhjeve për punë

Vazhdon rënia e arrdhjeve për punë të varur. Ishin 220 mijë në vitin 2007, më pak se 19 mijë vitin e shkuar. Të dhënat e ministrisë së Jashtme italiane.

Romë, 21 korrik 2016 – Kufij të hapur, por jo për punonjësit. Imigrantët e rinj, ata që vijnë në Itali për të ndërtuar të ardhmen e tyre e të familjeve janë pak, madje pakësohen nga viti në vit.

Edhe në Raportin vjetor statistikor 2016 të ministrisë së Jashtme, të botuar pak ditë më parë, mund të shihen qartë pasojat e krizës ekonomike, që ka ulur kërkesën e krahut të punës dhe ka bindur  qeverinë të zhdukë flukset e ardhjeve, me shpresën që vendet e reja të punës që mund të dalin të jenë për të papunët që jetojnë në Itali.

Mes të tjerash, Raporti vjetor i rrjetit konsullor italian në botë, jep të dhëna mbi numrin e vizave të lëshuara të huajve që vijnë në Itali. Në vitin 2015 u lëshuan 2.043.162 viza, kundrejt 2.150.753 ë kërkuara, 7,8% më pak se një vit më parë.

“Kjo rënie – shpjegojnë nga ministria – i detyrohet kryesisht krizës ruse që ka për pasojë rënien e kërkesave të vizave nga ky vend, si edhe shtimit të vizave të mohuara, kryesisht për shkak të paraprirjes së kërcënimeve të sigurisë.

Numri më i lartë i vizave u është lëshuar qytetarëve kinezë (540.883) e rusë (492.739), të ndjekur nga turqit (151.394).  Qqytetarëve shqiptarë u janë lëshuar vitin e shkuar vetëm 3.300 viza (kundrejt 3.347 të kërkuara), ndërsa në vitin 2014 u ishin lëshuar 3.700 viza. Janë kryesisht viza për bashkim familjar, një pjesë e vogël për studime e punë sezonale.

Po të shihen në përgjithësi vizat e lëshuara nga konsullatat italiane në botë, në 80% të rasteve janë për turizëm. Motivet e tjera janë për biznes 9%, për studime 3%, për bashkim familjar vetëm 2% e për punë vetëm 1%.

Me pak fjalë, punonjës, thuajse nuk mbërrijnë më. Duket shumë i largët viti 2007 kur u lëshuan 220 mijë viza për punë të varur, një shifër që u ndoq nga një rënie e vazhdueshme që ka arritur minimumin e vet pikërisht vitin e shkuar kur u lëshuan vetëm 18.470 viza për punë të varur.

Nga këto të dhëna duket se Italia është tashmë një vend i bukur për t’u vizituar për ca ditë, por jo për të qëndruar për të ndërtuar të ardhmen.

Elvio Pasca

Shkarko:
Raporti vjetor statistikor 2016 i Ministrisë së Jashtme dhe i dKooperimit Ndërkombëtar

 

Basha ndryshon qëndrim mbi konsensusin. Reagon ashpër ambasada amerikane

Reforma në Drejtësi. Orët e vështira të politikës shqiptare