Lënë për pak kohë makinën të parkuar dhe kur kthehen e gjejnë të thyer dhe shohin se u kanë marrë një çantë me dokumente, të holla e sende me vlerë
Bari, 28 korrik 2010 – Po shkonin drejt portit për të marrë tragetin për Durrës për të kaluar pushimet në Atdhe, por në rrugë e sipër u vodhën të gjitha gjërat me vlerë. Sipas agjencisë së lajmeve AGI, ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Napoli të Barit ku familja ka parkuar për pak minuta Toyotën. Kur janë kthyer, kanë gjetur xhamin të thyer, dhe kanë konstatuar se në makinë mungonin një borsë me dokumente personale, kartat e imbarkimit për tragetin, telekamerën, aparatin fotografik si dhe 5 mijë euro cash. Nuk u ka mbetur tjetër veçse të denoncojnë vjedhjen në polici.
in Itali