I miratuar pas debatesh të shumta më 3 nëntor, hyn sot në fuqi, ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Protesta në Vlorë
Tiranë, 22 nëntor 2011 – Të rinj të Kuvendit Civil protestuan sot në mjediset e portit të Vlorës kundër importit të plehrave. Në tubimin e tyre, që përkon me ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ata kërkuan që qeveria t’i thotë “ndal” importit të plehrave në Shqipëri.
Me pankarata në duar ku shkruhej “Jo importit të plehrave”, të rinjtë kanë bllokuar për gjysmë ore punën në portin e Vlorës, duke mos lejuar imbarkimin në tragete të automjeteve, çka ka krijuar acarime në radhët e udhëtarëve që niseshin për në Itali.
Ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, u miratua rreth tre javë më parë me votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita e kontestoi atë veçanërisht në nenet 48 dhe 49, me të cilat, sipas saj, i hapet rrugë depozitimit të mbetjeve të importit në vend. Ligji më pare ishte kthyer mbrapsht edhe nga President i Republikës, sipas të cilit aim und të përmirësohej, gjë që nuk u mor fare parasysh nga mazhoranca parlamentare.
Lexo edhe: Kuvendi hedh poshtë dekretin e Topit. Mbetet në fuqi ligji i plehrave