Gomonia është gjetur e braktisur në bregdet, rreth 10 km në veriperëndim të Vlorës
Tiranë, 23 shtator 2013 – Policia e Vlorës ka sekuestruar sot një gomone, në bordin e të cilës gjetën 350 kg kanabis sattiva të ndarë në 11 thasë. Sipas ATSh-së, mjeti lundrues, me gjatësi 6 metra, me një motor, u gjet i braktisur në mesditë në bregdetin e Zvërnecit, 10 km në veriperëndim të Vlorës.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e pronarit të gomones e të trafikantëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.