Vajzat u mbytën teksa luanin në lumë ku kishin shkuar me familjet për piknik. Trupi i pajetë i njërës prej tyre u nxorr që mbrëmë. Sot rreth drekës edhe u rekuperua edhe trupi i vogëlushes tjetër
Romë, 1 korrik 2013 – Zhytësit e Zjarrfikësve të Pavias kanë rekuperuarsot rreth mesdite trupin vajzës së dytë që bashkë me një kushërirë të sajën u mbytën në ujërat e lumit Po.
Tragjedia ka ndodhur dje pasdite, në komunën Breme të Pavias. Vogëlushet shqiptare 10 dhe 11 vjeçe kanë qenë me familjet e tyre buzë lumit për piknik kur rreth orës 16.30 kanë nisur të luajnë në ujë në prani të një familjari.
Sipas dëshmitarëve, vogëlushet kanë rrëshqitur dhe janë thithur nga një vorbull brenda pak sekondave: në atë pikë lumi është i thellë mbi dhjetë metra, për shkak të shirave të shumtë të kësaj periudhe, për më tepër rryma është e fortë për shkak se pak më lart në Po derdhetpërroi Sesia.
Ffillimisht familjarët janë hedhur vetë për të shpëtuar vajzat por përveçse kanë rrezikuar jetën, nuk ia kanë dalë mbanë të shpëtojnë vajzat.
Ndërkaq kanë mbërritur zhytësit e Zjarrfikësve të Pavias rreth orës tetë të mbrëmjes ia kanë dalë të nxjerrin trupin e pajetë të njërës prej vogëlusheve e për shkak të errësirës kanë ndërprerë kërkimet.
Më në fund sot kanë gjetur edhe vajzën tjetër.