in

Vret ish të shoqen për xhelozi. Rrëfen krimin 29-vjeçari Demiraj

Dritan Demiraj ka vrarë me thikë gruan me të cilën kishte bashkëjetuar për vite e me të cilën ka dy fëmijë sepse ajo e kish lënë gjashtë muaj më parë për një kushëririn e tij

Romë, 3 mars 2014 – Lidia Nusdorfin e gjetën të vdekur të shtunën në darkë në nënkalimin e stacionit të trenit të Mozzates në provincën e Comos. Vrasësi e ka qëlluar dy herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen për humbje të madhe gjaku.

Nga dje në darkë vrasësi ka një emër. Është Dritan Demiraj, 29 vjeç, me të cilin gruaja ka bashkëjetuar në Rimini deri para gjashtë muajve, dhe me të cilin kishte dy fëmijë, 5 dhe 11 vjeç.

Për zbardhjen e vrasjes, në ndihmë të forcave të rendit të Comos janë vënë ato të Riminit ku gruaja kish jetuar mëse dhjetë vjtët e fundit. Karabinierët e Riminit e kishin çuar në kazermë Demirajn për ta marrë në pyetje pas gjetjes së trupit të pajetë të Nusdorfit. Për natën e krimit ai ka dhënë një alibi që fillimisht është dukur e vlefshme: ishte duke punuar në pastiçerinë e Riminit ku është rregullisht i punësuar ndaj nuk mund të gjendej në stacionin e Mozzates. Versioni i tij është konfirmuar edhe nga punëdhënësi.

Por në rrëfimin e tij karabinierët kanë gjetur një sërë kontradiktash, gjë që i ka shtyrë të besojnë se ai kishte gisht në vrasjen e bashkëjetueses. Dhe në të vërtetë, pas disa orësh, Demiraj ka thirrur një avokat e në prani të tij ka rrëfyer se është ai vrasësi.

Sipas Demirajt shkak i gjestit ekstrem ka qenë xhelozia. Lidia Nusdorfi pas një bashkëjetese të gjatë, gjashtë muaj më parë e kish lënë, sepse kish rënë në dashuri me një kushëririn e tij, pak më shumë se 20 vjeç.

Shqiptari i Italisë

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

Primo Marzo. Immigrati in piazza “per diritti, contro razzismo, frontiere e sfruttamento”

Il rettore della Bocconi: “Italia incapace di attrarre cervelli”