in

Wendy, një italo-shqiptare në The voice of Albania

“Italia më mësoi të këndoj, Shqipëria po më dhuron një ëndërr”

Romë, 13 prill 2017 – E lindur në Forli 21 vjet më paë në një familje emigrantësh shqiptarë, Wendy Mardeda po përjeton sot një ëndërr të bukur. E reja italo-shqiptare po merr pjesë në programin televiziv The Voice of Albania, format goxha i suksesshëm në Itali, ku edicionin e parë të të cilit e fitoi Elhaida Dani.

Wendy Mardeda, 21 vjeç“Kam nisur të ndjek muzikën që e vogël fare – thotë Wendy për Il Resto del Carlino – Kur isha 5 vjeç i bija pianos, më vonë nisa të vallëzoj dhe të këndoj”.  Që 9 vjeç, Wendy nis studimin e kantos, “me këngët e Zecchino d’oro – kujton ajo – dhe 14 vjeç ndoqa për rreth 2 vjet Akademinë e Arteve në Forlì”. E që aty, artistja e re ka marrë rrugën e saj: “Lashë shkollën në kërkim të një stili personal timin, nisa të performoj në lokalet e Forlisë dhe në liceun Morgagni”. Wendy nis të shkruajë vetë këngët që interpreton dhe dashurohet pas muzikës pop, deri sa verën e shkuar i jepet një rast i pazakontë: “Isha në Shqipëri për pushime e vendosa të paraqitesha në provat e hyrjes së The Voice of Albania”.

I shkon mirë. Kalon me sukses tre përzgjedhje që i lejojnë të marrë pjesë në netët live që do të transmetohen nga sonte në darkë nga Top Channel. Trajnohet nga këngëtarja kosovare Rona Nishliu që po e përgatit për debutimin në televizion. Wendy tregon me entuziazëm këtë përvojë shqiptare: “Në fillim isha plot dyshime por tani kam ndërruar mendje mbi talent show. Po mësoj shumë gjëra edhe mbi vten e më jepet mundësia të punoj me profesionistë shumë të mirë”.

Wendy Mardeda, 21 vjeç“Është krenari për mua që jam shqiptare e italiane bashkë. Në Itali mësova teknikat e të kënduarit, Shqipëria po më dhuron një ëndërr” e mbyll Wendy duke shtuar “Sido që të mbyllet kjo përvojë, jam e vendosur të bëj realitet ëndrrën time: të bëhem kantautore”. Falënderimet? “Për prindërit e miqtë e mi në Forlì që më kanë ndenjur pranë e më kanë mbështetur”. 

 

 

 

Occhio Blu presenta “Il sogno italiano” di Ylljet Aliçka

“Oltre la finestra-Përtej dritares” për t’i thënë JO dhunës ndaj grave