in

Zarfe me plumba për ministrin e drejtësisë dhe kryebashkiakun e Romës

Vetëm 3 ditë pas pakos bombë që plagosi drejtorin e Equitalia-s, zbulohen dy zarfe me plumba drejtuar Alemannos dhe Severinos

Romë, 13 dhjetor 2011 – Sekretarisë së veçantë të kryetarit të Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, i ishte nisur një prej zarfeve që përmbante dy plumba të kalibrit 40 dhe një letër kërcënimesh, e zbuluar të hënën nga skuadra antiterrorizëm e policisë në zyrën postare të rrugës Marmorata në Romë. Tjetra, vetëm me plumba i drejtohej ministrit të Drejtësisë Paola Severino dhe u zbulua në qendrën postare të sheshit San Silvestro në qendër të kryeqytetit.

Letrat mbërrijnë vetëm tre ditë pas shpërthimit të premten e kaluar në Romë të një pakoje me lëndë plasëse që plagosi drejtorin e përgjithshëm Marco Cuccagna të agjencisë së ngarkuar me mbledhjen e taksave në Italia, Equitalia, një veprim që u mor përsipër nga anarkistët italianë. 
Për pakot dërguar Alemannos dhe Severinos, prokuroria e Romës njoftoi hapjen e një hetimi për kërcënime të rënda.

Të menjëhershme reagimet që dënojnë aktet dhe solidarizohen me Alemannon dhe Severinon nga të gjitha forcat politike. Për kryeministrin Monti, “kërcënime të tilla u takojnë të tjera kohërave e nuk mund e nuk duhet të kthehen. Bashkëjetesa qytetare është një e mirë që duhet mbrojtur në të gjitha mënyrat. Jam i bindur që qytetarët italianë janë thellësisht të vetëdijshëm për këtë. Akte si këto duhet të dënohen pa asnjë ngurrim”.

Il Kanun e la convivenza religiosa in Albania

Berishës i bie të fikët. Topalli: “Asgjë për t’u shqetësuar”. Rama: “Të shkuara!”