in

Zbulohet në ujërat shqiptare vendbeteja mes Cezarit dhe Pompeut

Një mision arkeologjik italian, i kryesuar nga rektori i Universitetit të Foggia-s Giuliano Volpe, ka zbuluar në ujërat shqiptare vendin e betejës mes Cezarit dhe Pompeut

Një mision arkeologjik italian i kryesuar nga rektori i Universitetit të Foggia-s Giuliano Volpe, ka zbuluar në ujërat shqiptare vendin e betejës mes Cezarit dhe Pompeut në detin Adriatik. Përleshjet vdekjeprurëse mes Cezarit dhe Pompeut, gjatë viteve të gjata të luftës civile, u luftuan edhe në det. Kontrolli i rrugëve detare ka qenë pjesë e rëndësishme e strategjive për kalimin e trupave dhe furnizimeve. Siç dihet, Cezari fitoi në

Farsalo në vitin 48 përpara Erës së Re. Por ç’ka ndodhur më parë? Bilanci i konflikteve jo gjithnjë ka qenë nga ana e tij. Një prej çasteve nyje i luftës së fortë të brendshme, është zhvilluar pikërisht në detin Adriatik, pranë Orikumit të lashtë, në afërsi të Vlorës ku flotat e dy armiqve u përballën në një prej betejave më të ashpra detare të lashtësisë.

Misioni i Universitetit të Foggia-s, i drejtuar nga arkeologu me përvojë të gjatë Giuliano Volpe, tani synon të kryejë disa fushata zbulimesh arkeologjike nënujore. Detajet e këtij misioni do të ilustrohen më 20 shkurt në Palacongressi të Firences në kuadrin e takimit kombëtar “Archeologia Viva”.

“Zona është bazë ushtarake e Natos – deklaron Volpe – gjë që konfirmon rëndësinë strategjike të asaj pjese të bregdetit shqiptar në kontrollin detar. Së shpejti do të kemi autorizimet e nevojshme për të vazhduar misionin. Kemi shpresë të mbështetemi edhe tek bashkëpunimi logistik i një misioni amerikan që ndodhet në Shqipëri, sepse programi ynë i kërkimit ka nevojë për mjete vërtet të jashtëzakonshme”.

Prova e sigurt e betejës së famshme detare do të kihet me gjetjen e pykave të rëndë prej bronci të montuara në kiçin e anijeve për të shkatërruar njësitë armike, sende që mund të gjenden falë magnetometrave modernë. Pikërisht siç ka ndodhur kohët e fundit në Sicili ku këto gjetje bënë të mundur zbulimin e vendit të betejës detare të Egadi, që i dha fund luftës së parë punike.

 

Lejeqëndrimet. “Nuk mund të shpallen listat emërore”

Xhixha: modelimi i dritës nëpërmjet çelikut