Pak media italiane kanë përcjellë mbrëmjen e të hënës lajmin e shkurtër të agjencive të shtypit mbi zgjedhjen e ministrit të Brendshëm aktuar Bujar Nishanit, president të Shqipërisë. Që të gjitha vënë në dukje që është zgjedhur pas një dite “të dendur me befasi”, në raundin e katërt të votimit, me vetëm 73 votat e shumicës pa pjesëmarrjen e opozitës, që gjithsesi ishte e pranishme në sallën e kuvendit.
“Është Nishani presidenti i ri i Shqipërisë” – shkuhet në faqet on line të Tg1 që jep më gjatë nga të gjitha lajmin.
“Është fjala për ministrin e Brendshëm aktual – vazhdon Tg1 – dhe eksponentin e Partisë Demokratike… Kandidatura e Nishanit u formalizza pasdite pasi ekonomisti Artan Hoxha, edhe ky kandidat i mazhorancës, dha dorëheqjen gjatë paradites pas vendimit të PS-së për të mos e votuar”.
Tg1 vijon edhe me një biografi të shkurtër të Nishanit.
Lexo edhe: Bujar Nishani Presidenti i ri i Shqipërisë
{gallery}nishani-president-itali{/gallery}