in

Zihet me gruan e hidhet në det. Ende nuk e kanë gjetur

Romë 7 janar 2011 – Vazhdojnë kërkimet e 29 vjeçarit shqiptar që në të gdhirë të ditës së sotme është hedhur nga trageti i linjës Durrës-Bari i kompanisë së lundrimeve Arbëria, me flamur panamez. Me sa është marrë vesh nga dëshmitarët, rreth 40 milje larg Durrësit, pas një sherri me të shoqen, i riu shqiptar ka veshur një jelek shpëtimi dhe është hedhur në det. Alarmi është dhënë nga një pasagjer që ka parë skenën pa mundur të ndërhyjë. Kompania e lundrimit nuk ka dhënë detaje të tjera të ngjarjes, përveç emrit të pasagjerit në fjalë: quhet Eduard Teodori.

Menjëherë janë aktivizuar mjetet e shpëtimit, por pa rezultat. Në zonën e lundrimit kanë kërkuar gjatë ditës pese mjete lundruese dhe një helikopter ushtarak i nisur me urgjencë nga Brindisi. Nga salla operative e Kapitanerisë së Portit bëjnë të ditur se  shpresojnë ta gjejnë gjallë, megjithëse orët po kalojnë pa sjellë asnjë të re. Shpresa është se ai ka pasur jelekun e shpëtimit dhe deti ka qenë i qetë e jo shumë i ftohtë (rreth 14°).

Trageti duhet të kishte mbërritur në Bari në orën nëntë të mëngjesit, por ai ka mbërritur në portin e Barit në orën 13.15. Pasagjerët janë pyetur hollësisht nëse ishin në dijeni të ndonjë elementi më shumë që mund të ndihmojë në gjetjen e të riut.

Simbolet e Italisë

Gjendet trupi pa jetë i Raimonda Zefit