in

Zjarr në tragetin e linjës Bari-Durrës

Natën e shkuar, në tragetin Francesca i linjës Bari-Durrës (kompania Adria Ferries) ka shpërthyer një zjarr që ka tmerruar rreth 260 personat që ishin në të, si pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht asnjë nuk ka pësuar gjë.
Flakët duket se kanë nisur në sallën e makinerive kur trageti ishte vetëm 7 milje larg brigjeve të Barit. Edhe pse flakët janë shuar e nuk është parë e nevojshme as braktisja,  zjarri ka nxjerrë jashtë funksionimi motorët e tragetit.
Trageti që duhet të mbërrinte në Durrës sot në mëngjes, tani sapo ka hyrë i rimorkiuar në portin e Barit.

Lexo edhe: “Tymi shihej prej bregut, pasagjerët patën shumë frikë”

Amazona Hajdaraj: “Dhuna, braktisja, emigrimi e çmenduria nuk mund të na lënë indiferentë”

Zjarri në traget. “Tymi shihej prej bregut, pasagjerët patën shumë frikë”