in

15 dhjetor 2010, ora 00:01: shqiptarët pa viza në Europë

15 dhjetori është data kur më në fund  shqiptarët mund të fillojnë të lëvizin pa viza në Europë. Pak javë pas marrjes së vendimit nga ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, sot më 14 dhjetor lajmi është botuar në Eur-Lex, gazeta zyrtare e BE-së, duke i hapur keshtu perfundimisht driten jeshile levizjes se lire te shqiptareve duke filluar nga dita e neserme 15 dhjetor 2010.

“Duke filluar nga data 15/12/2010, qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në 25 prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në 3 shtete të tjera jo-anëtare të BE-së, pjesë të zonës Shengen. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që kanë një pasaportë të vlefshme biometrike, mund të udhëtojnë pa vizë në këto shtete për periudha afatshkurtra deri në 90 ditë çdo gjashtë muaj (180 ditë), për qëllime biznesi, për studime apo për turizëm” thuhet mes të tjerash në gazetën zyrtare të BE-së që mund ta lexoni të plotë italisht këtu.

Lexo edhe: Liberalizimi i vizave është realitet

Sondazhi: “60% do të udhëtojnë jashtë në 6-mujorin e parë të liberalizimit të vizave”

Mbërrin dekreti i ri flukseve

Arrin dekreti i flukseve për 100 mijë ardhje të reja