in

75 mijë shqiptarë, persona të padëshiruar në BE

Shifrën e jep vetë drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit e zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Pëllumb Nako, në një tryezë të organizuar më 15 mars nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim mbi lëvizjen e lirë

Romë, 18 mars 2013 – 75 mijë shqiptarë janë persona të padëshiruar në vendet e Bashkimit Europian për shkak të veprimtarisë së tyre të paligjshme, që ka të bëjë kryesisht me shkeljen e rregullave të lëvizjes së lirë. Shifrën alarmante e jep vetë drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit e njëkohësisht zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Pëllumb Nako, në një tryezë të organizuar më 15 mars nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me titull “Sfidat pas Liberalizimit të Vizave: Azilkërkuesit dhe Migrimi i Paligjshëm”.

Në fjalën e tij Nako ka bërë bëri një përmbledhje të situatës së kontrollit të emigracionit të paligjshëm, por ka pranuar gjithashtu edhe abuzimin me qëndrimin në vendet Shengen dhe kërkesat e pabazuara për azil nga shtetasit shqiptarë. Sipas tij, nga çasti kur shqiptarët kanë mundur të lëvizin pa viza në Shengen, numërohen rreth 75 mijë personat të cilët kanë qenë të padëshiruar të hyjnë në hapësirën Shengen.

Nako pranon se pavarësisht masave të marra, mbeten problematik emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Rregullat mbi qarkullimin në BE shkelen në mënyra të ndryshme. qoftë duke përdorur dokumente të falsifikuara të një vendi Shengen “për të kaluar në drejtim të një vendi tjetër anëtar të BE-së, duke tentuar ndoshta edhe më shumë Anglinë” qoftë duke qëndruar në vendin ku shkohet “për turizëm” për më shumë se tre muaj duke u kthyer në emigrant të paligjshëm, apo duke kërkuar atje strehim politik, duke nxjerrë shpesh si pretekst gjakmarrjen. Punësimi, problemet sociale shtyjnë shqiptarët të shkojnë për të punuar në Greqi apo Itali, gjakmarrja por edhe arsyet politike janë shkaqet kryesore (të rreme apo të vërteta) për azilkërkuesit shqiptarë në Belgjikë e Francë.

Shefi i Sektorit Ekonomik dhe Politik në Delegacionin e BE-së, Z. Clive Rumbold, i pranishëm në debatin e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim theksoi se liberalizimi i vizave solli jo vetëm të drejta por edhe detyrime për shqiptarët. Ai ka theksuar se autoritetet në vend duhet të eliminojnë faktorët që i shtyjnë shqiptarët të emigrojnë për një kohë të gjatë në Europë. Në këtë kuadër sipas tij nevojitet ndarja e informacionit me vendet e BE-së, përmirësimi i infrastrukturës dhe kontrollit të kufijve, fushata informimi dhe ndërgjegjësimi, integrimin e minoriteteve dhe të personave të kthyer.

 

Laura Boldrini, paladina dei popoli in fuga, è il nuovo presidente della Camera

Vlorë. “The promenade gallery”, një port për artistët e rinj