Jetoj në Itali me djalin tim në moshë të mitur dhe punoj me dokumente të rregullta. Nuk jam e martuar me babanë e djalit tim, i cili ama e ka njohur ligjërisht që kur ka lindur dhe tani dëshiron të vijë në Itali. A mund të paraqes kërkesë për bashkim familjar?
Ligji ua lejon bashkimin familjar edhe prindërve natyrorë (që nuk janë të martuar me prindin tjetër) që nuk jetojnë me të miturin me të cilin duan të bashkohen.
I mituri duhet të jetojë rregullisht me prindin tjetër dhe duhet dëshmuar pasja e një banese të përshtatshme dhe e të ardhurave të nevojshme; për këto shqyrtohen kushtet e prindit me të cilin jeton fëmija, pra mund të paraqesësh kërkesë për bashkim familjar në emër dhe për llogari të djalit tënd të mitur.
Më 27 korrik të këtij viti Ministria e Brendshme ka nxjerrë një qarkore në të cilën bëhet e ditur se është përgatitur një modular i ri telematik për bashkimin familjar më prindin natyror, që quhet “GN”, modular që mund të gjendet në sitin e ministrisë së brendshme.
Paraqitja e kërkesës bëhet në rrugë telematike, pasi të regjistrohesh, mund të përpilosh modularin “GN”.
Pasi të kesh paraqitur kërkesën, do thirresh nga Sporteli Unik dhe do të duhet të paraqesësh të gjitha dokumentat që kanë të bëjnë me pasjen e të ardhurave dhe me banesën.
Pasi të marrë të gjithë dokumentacionin dhe të ketë verifikuar plotësimin e kushteve, Sporteli Unik do të lëshojë “nulla osta”. Vetëm pasi ta marrë atë, prindi me banim jashtë mund t’i kërkojë vizën e hyrjes autoriteteve kompetente dipllomatike dhe konsullore italiane të vendit të tij. Gjithashtu ai duhet të paraqesë të gjithë dokumentet që vërtetojnë lidhjen familjare me fëmijën.
Kujtohu që “nulla osta” duhet të përdoret brenda gjashtë muajsh nga data e lëshimit.
Av. Mariangela Lioy