in

Deklarimi i fatkeqësive në punë pranë INAIL-it

Të gjithë punonjësit mund të pësojnë një fatkeqësi në punë ose mund të marrin një sëmundje profesionale.
Statistikat dëshmojnë se për fat të keq në Itali ka ende shumë raste fatkeqësish  vdekjeprurëse ose sëmundjesh profesionale që shkaktojnë invaliditet. Punonjësi që pëson një fatkeqësi në punë ose merr një sëmundje profesionale ka të drejtë të marrë asistencë nga INAIL (Instituti Kombëtar për Fatkeqësitë në Punë)

Deklarimi
Afatet për paraqitjen e deklarimit të fatkeqësisë në punë nga punonjësit

Punonjësi i siguruar në rast fatkeqësie në punë me diagnozë mbi 3 ditë, ka detyrimin që t’i dërgojë menjëherë punëdhënësit dhe INAIL-it certifikatën e parë mjekësore të përpiluar nga mjeku që ia kryer vizitën e parë.
Në rast sëmundjeje profesionale certifikata mjekësore duhet të paraqitet nga punëdhënësi brenda 15 ditësh nga shfaqja e sëmundjes. Vonesa të mundshme në paraqitje, sjellin për punonjësin humbje të shpërblimit për periudhën përpara deklarimit të sëmundjes. 

Afatet për paraqitjen e deklarimit të fatkeqësisë nga punëdhënësi

Punëdhënësi ka detyrimin që të deklarojë pranë INAIL fatkeqësitë në punë me prognozë mbi 3 ditë, brenda dy ditësh nga data e marrë së certifikatës mjekësore që dëshmon rastin dhe kohëzgjatjen e pamundësisë për punë (në rastin e fatkeqësive fillimisht të shërueshme për tre ditëm dy ditët fillojnë të llogariten nga dita e katërt e raportit të punonjësit).
Në rast fatkeqësie vdekjeprurëse ose në rast se parashikohet rrezik vdekjeje për punonjësin, afatet shkurtohen në 24 orë dhe deklarata duhet dërguar me telefon, faks, telegram ose me mjete informative.
Sëmundja profesionale duhet deklaruar brenda pesë ditësh nga data e marre së certifikatës së parë mjekësore.

Çfarë duhet të përmbajë deklarimi
Për fatkeqësitë në punë duhet të lidhen shkaqet e fatkeqësisë me natyrën e dëmtimit dhe pjesën e saktë të trupit ku është ai pësuar.
Për sëmundjet profesionale punëdhënësi duhet të marrë një relacion të hollësishëm të simptomat që deklaron punonjësi dhe ato që ka verifikuar mjeku që ka përpiluar certifikatën e parë mjekësore.

Paraqitja e deklarimit pranë autoriteteve të sigurisë publike
Deklarimi pranë autoriteteve të sigurisë publike i fatkeqësive dhe i sëmundjeve profesionale duhet bërë në rast prognozash prej 30 ose më shumë ditësh, në të njëjtën mënyrë si për deklaratën pranë INAIL.
Detyrimi për 24 orë mbetet për fatkeqësitë vdekjeprurëse ose për ato me prognozë mbi 30 ditë.
Autoriteti i sigurisë publike ku duhet paraqitur deklarimi është Komuna ku ka ndodhur fatkeqësia.
Për fatkeqësitë me prognozë nën 30 ditë, deklarimi i dërgohet autoriteteve të sigurisë publike nga vetë INAIL.

Në rast se INAIL hedh poshtë kërkesën për dëmshpërblim
Për të kundërshtuar vendimin INAIL duhet bërë një aknkesë administrative që i duhet adresuar selisë kompetente të INAIL.
Kundërshtimi duhet të përmbajë detyrimisht të gjitha të dhënat e punonjësit dhe referimin e saktë të ngjarjes (numrin e rastit, datën e aksidentit, datën e hedhjes poshtë të kërkesës etj ) si dhe arsyet në mbështetje të ankesës në fjalë
Afatet për paraqitjen e ankesës administrative:
Nga data kur merret refuzimi i kërkesës, sipas nenit 112 të D.P.R. 30/6/1965 n°1124 afati i rënies në parashkrim fillon nga data kur ndodh ngjarja dhe mbaron 3 vjet më pas. Kësaj periudhe i shtohen 150 ditë pezullim për shqyrtimin në fazë administrative në rast se rasti është sinjalizuar. Pra ankesa administrative duhet paraqitur sa më parë; nëse kalojnë 3 vjet e 150 ditë nga data kur ndodh rasti (aksidenti), INAIL mund ta konsiderojë të parashkruar dhe të hedhë poshtë (me të drejtë) rastin.
Dinamika që ka shkaktuar rastin e fatkeqësisë janë të shumta. Duhet bërë shumë kujdes që në ankesë të përmenden ato arsye që kanë lidhje të ngushtë më dëmtimin, duke lënë mënjanë elementë të panevojshëm që mund të çojnë në anulimin e ankesës.
Në fakt, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit me Seksione të Bashkuara n° 783/99, për të ndërprerë këtë afat është i nevojshëm çfarëdo akt me shkrim që të dëshmojë në mënyrë specifike këtë vullnet. Ankesa administrative, por edhe ndërprerja e afateve të parashkrimit mund të paraqitet edhe në rast heshtjeje / aprovimi – në bazë të nenit 7 të ligjit 533/73 kur Instituti nuk jep asnjë përgjigje brenda 90 ditësh nga deklarimi i rastit.

Përgatiti Irida Cami

Lexo edhe: Aksidentet në punë, në një ditë tre shqiptarë

La bandiera vilipesa alla quale nessuno ha porto scuse

Rrjeti “Shqiptarët në Toskanë” fton shqiptarët në Koncert