in

Vëllezër gjaku

Sipas Qendrës së Vëzhgimit të Avis (Shoqata Vullnetare Italiane e Gjakut), tanimë ky është një fenomen më përmasa mjaft të gjera që prek 40-50 mijë emigrantë, rreth 4% të numrit të përgjithshëm të dhuruesve. Senegalezë, rumunë, shqiptarë dhe peruanë: këto komunitetet nga vijnë shumica e dhuruesve. Dhurimi i gjakut, përveçse është i rëndësishëm për kë e merr, është edhe një mjet i shkëlqyer parandalimi për shëndetin e dhuruesit

Vëllezër gjaku. Kështu i quajnë zakonisht mediat emigrantët që dhurojnë gjak në Itali. Sipas Qendrës së Vëzhgimit të Avis (Shoqata Vullnetare Italiane e Gjakut), tanimë ky është një fenomen më përmasa mjaft të gjera që prek 40-50 mijë emigrantë, rreth 4% të numrit të përgjithshëm të dhuruesve . Senegalezë, rumunë, shqiptarë dhe peruanë:duket se janë këto komunitetet nga vijnë shumica e dhuruesve. Bie në sy numri i madh i çingalezëve, të cilët kanë filluar të japin gjak në kohën e tsunamit dhe më pas e kanë vazhduar këtë traditë.
Shifrat flasin qartë:  vetëm në Lombardi 8% e 300 mijë dhuruesve të zakonshëm janë emigrantë, ndërsa në Toscanë gjatë tre vjetëve të fundit numri i emigrantëve që dhurojnë gjak është trefishuar.

Nga intervistat që u janë bërë disa emigrantëve që dhurojnë gjak del se arsyeja kryesore, përveç aspektit thjesht humanitar, është edhe një lloj dëshire për të shpërblyer disi vendin ku jetojnë, një mënyrë për t’u ndjerë më të integruar dhe të barabartë me vendasit. Shumica e dhurimeve bëhen në qendrat Avis, por edhe nëpër spitale.

Avis është shoqata më e rëndësishme në vend për sa i përket mbledhjes se gjakut. Zanafillën e ka në vitin 1926 kur një mjek, Vittorio Formentano, bëri një thirrje nëpërmjet gazetës Il Corriere della Sera për të krijuar një grup vullnetarësh që të dhuronin gjak. Thirrje së tij iu përgjigjën 17 vetë që një vit më pas krijuan shoqatën, e cila sot ka mbi një milion anëtarë.

Përveç fushatave të ndryshme të krijuara posaçërisht për emigrantët në gjuhë të ndryshme, Avis ka filluar një projekt ndërkombëtar që prek disa vende. Në javën e dytë të tetorit, pas një vizite për shkëmbim përvoje, u bë dhe binjakëzimi ndërmjet Avis dhe Organizatës Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Specialistët shqiptarë, megjithëse veprojnë në rrethana të ndryshme nga ato italiane, kanë besim se edhe në Shqipëri kushtet do të ndryshojnë. Nëse deri përpara vitit 2005 dhurimi i gjakut shpërblehej tani sistemi ka ndryshuar,megjithëse mbetet shumë e madhe nevoja për gjak.

Lexo edhe: Dhuro gjakun, shpëton një jetë e mbron shëndetin tënd

Dhuroj gjak dhe jam i kënaqur që gjesti im ndihmon dikë

Mes arritjes dhe “nderit” të heqjes së vizave

Anton Krasniqi

Dhuroj gjak dhe jam i kënaqur që gjesti im ndihmon dikë