Hacker-ët e grupit RedAnons_Al bëjnë thirrje për protesta
Tiranë, 10 shtator 2014 – Grupi i hakersave të njohur si ‘RedAnons_AL’ kanë sulmuar faqen internet zyrtare të Qeverisë, Kryeministria.al. Në mesazhin e tyre që mbulon gjithë informacionet e zakonshme të portalit, bëhet thirrje për protesta masive: “Te protestojme per rritjen e tarifave. Te protestojme per nje jete me te mire, per nje gjykate me te drejte, per nje mundesi arsimi te barabarte. Te protestojme edhe kunder opozites inkezistente te sotme. Mjaft qendruam me koken poshte. Ata duhet te marrin urdherat nga NE, ata paguhen nga djersa jone. Ata jane sherbetoret tane, e kur nuk binden duhet ti ndeshkojme. Nuk mund te presim 4 vjet qe te “ndeshkohen me vote”. Duhet te veprojme tani, ose e ardhmja jone do te jete shume e erret. Protestoni per vehten tuaj, per femijet tuaj, per familjaret tuaj, per fqinjet tuaj, per shqiperine tone! Le te marrin freret e protestave njerez me moral e oratore te zote qe e ndiejne ate qe do te thone. Hyni ne histori se po ngrini lart zerin e shtypur te shqiptareve te varfer”.
Më poshtë, hacker-ët “shprehin vërejtjet” e “japin udhëzime” mbi disa aspekte që shkojnë nga vërejtja kundër rritjes së çmimeve të energjisë te kërkesa drejtuar rinisë e prindërve për t’iu bashkuar “lëvizjes për universitetin”; nga kërkimi i rivënies së simboleve kombëtare në faqet qeveritare apo i heqjes së blogut të kryeministrit nga faqet zyrtare të Qeverisë, deri te distancimi nga PD “që po vazhdon të shkatërrojë vendin siç bëri gjatë viteve në pushtet” ndaj edhe hacke-ët e panë të nevojshme “të veprojnë përsëri, të përpiqen të bëjnë opozitë”; nga përgëzimi i Prokurorisë për arrestimin e Fullanit e deri te kërkesa që kjo e fundit të kontaktojë grupin e hacker-ve pasi këta kanë “prova të pakontestueshme për gjyqtarë që kanë shkelur sheshit ligjin”.
Vlera e vërejtjeve e propozimeve të hacker-ëve, është ajo që mund të kenë ato të një letre anonime nga “një mik që të do të mirën”, telashi i shkaktuar është disi më i rëndë se ai i tradicionales letër anonime, por vetëm teknik. Në fakt, ndërsa shkruajmë këto rreshta, portali zyrtar i Këshillit të Ministrave nuk mund të konsultohet.
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
Ky është mesazhi i plotë: