in

Vlorë. Paditen dy italianë për peshkim të ndaluar, sekuestrohen mjetet lundruese

Në secilën prej peshkarexhave u gjet një sasi prej 600 kg peshk që dyshohet të jetë kapur në ujërat detare të Shqipërisë

Tiranë, 17 shtator 2014 – Burime zyrtare të policisë së Vlorës bënë të ditur se, nga strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin ka filluar procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të Onofrio Vito Comes, 42 vjeç, dhe të Pietro Paolo Tropiano, 61 vjeç, që të dy nga Monopoli i provincës së Barit, peshkatarë, kapitenë anijeje, të cilët me peshkarexhat e tyre dyshohet të kenë kryer aktivitetin e peshkimit në ujërat territoriale shqiptare.

“Procedimi penal në ngarkim të tyre ka filluar sepse duke qënë në drejtimin e peshkarexheve  “LUPO” dhe “S. Rita”, janë kapur nga shërbimet e Rojës Bregdetare, ndërsa përpiqeshin të largoheshin  larguar nga ujërat e Republikës së Shqipërisë”, bëri të ditur policia e Vlorës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se dy mjetet lundruese kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin detar të Republikës së Shqipërise dhe kanë peshkuar në mënyrë të paligjshme.

Nga kontrolli që u bë, në secilën prej peshkarexhave u gjet një sasi prej 600 kg peshk, që u sekuestrua së bashku me mjetet lundruese në cilësinë e provës materiale.

Akuzohen për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Peshkim i ndaluar”.

 

Tirana në pritje të Papës. Bulevardi, memorial për martirët e klerit

Shtypi i huaj për vizitën e Papës në Shqipëri. Rrezik i lartë atentati