in

Pasaportat: “Aplikimi në konsullata mund të nisë nga fundi i vitit”

Në një emision kushtuar liberalizimit të vizave, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme shpjegon se cilat duhet të jenë pritshmëritë e shqiptarëve nga ky vendim, prek temën e pasaportave të reja biometrike dhe rëndësinë e pajisjes me to

Romë 3 nëntor 2010 – Gjatë një interviste dhënë emisionit Shqip të drejtuar nga Rudina Xhunga në Top Channel, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, preku konkretisht çështjen e pasaportave biometrike për emigrantët.

Pyetjes së dërguar nga një emigrant në redaksi, nëse konsullatat kanë filluar të kryejnë këtë procedurë, ministri iu përgjigj: “Pyetja është më shumë vend. Mund të them vetëm kaq: jemi në një fazë përgatitore. Në ato shtete ku ne kemi përqendrim të madh emigrantësh, duhet të jetë mundësia, duhet të ekzistojë mundësia që aplikimi për pasaportat të bëhet në ambasadat apo konsullatat në këto vende. Mendoj për Italinë dhe Greqinë. Me gjithë përgatitjet që ne po bëjmë, mendoj se nga fundi i vitit do të mund të jemi në gjendje që të fillojë pranimi i aplikimeve për pasaportat biometrike. Në këtë mënyrë emigrantët nuk kanë pse të vijnë në Shqipëri për të aplikuar”.

Lexo edhe: Botohet në fletoren zyrtare ligji për pasaportat në konsullata

Lega proteston kundër punësimit të një shqiptareje

Në përvjetor të vdekjes së Pier Paolo Pasolinit