in

Shqipëri-Danimarkë. De Biasi: “Në fushë vetëm për fitore”

Lorik Cana: “Uroj ta nisim me fitore në stadiumin e ri “Elbasan Arena”. Trajneri danez: “Do të luajmë sikur përballë të kishim Anglinë, apo çdo ekip tjetër të madh”

Tiranë, 10 tetor 2014 – Tekniku i përfaqësues shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka theksuar sot se kuqezinjtë do të hyjnë në fushë vetëm për fitore.

Duke folur ne nje konference shtypi, De Biasi tha se Danimarka është një skuadër e fortë, por Shqipëria i ka të gjitha armët e duhura për të fituar. “Është ndeshje e vështirë, por luajmë në shtëpinë tonë dhe tifozët i kemi në krah. Nuk duhet të shpërqendrohemi. Duhet të jemi të kujdesshëm e të shfrytëzojmë “armët tona”, theksoi De Biasi.

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares sonë, është shprehur i emocionuar që takimi do të luhet në teatrin e ri të futbollit shqiptar. “Uroj ta nisim me fitore në stadiumin e ri “Elbasan Arena”. Ne do japim maksimumin tonë. Jemi përgatitur mirë për këtë takim. E njohim kundërshtarin dhe duam fitore”, theksoi Cana gjatë prononcimit te tj.

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër në orën 20:45 përballë Danimarkës në “Elbasan Arena” në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Europianit Francë 2016.

Shqipëria kryeson grupin I me tre pikë, pas fitores në Portugali. Kuqezinjtë ndajnë kryesimin me Danimarkën. Skuadra e teknikut Martin Oslen fitoi takimin e parë ndaj Armenisë.

Kombëtarja e Danimarkës zbarkoi sot në qytetin e Elbasanit, ku trajneri Olsen dha edhe konferencën për shtyp. Tekniku 65­-vjeçar paralajmëroi djemtë e tij duke thënë se ndaj kuqezinjve do të luhet njësoj si ndaj një skuadre të madhe: “Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë përballë Shqipërisë. Mund të them që do të luajmë sikur përballë të kishim Anglinë, apo çdo ekip tjetër të madh. Qëllimi ynë është që të japim maksimumin për të marrë pikët e plota, pasi fitorja do të plotësonte objektivat që kemi këtë edicion. Megjithatë shanset janë të barabarta për të dy ekipet dhe gjithçka do të varet nga forma e futbollistëve në ditën e ndeshjes. Shqipëria është përmirësuar shumë dhe ka shumë lojtarë me dyshtetësi. Shqipëria ka një trajner italian shumë të mirë, fusha dhe kushtet duken mjaft të mirë”.

Shqipëria pas Danimarkës do të udhëtojë për në Beograd, ku më 14 Tetor do të përballet me Serbinë, ndërsa danezët do të presin në shtëpinë e tyre Portugalinë. Gjatë të shtunës, veç takimit mes Shqipërisë dhe Danimarkës, do të luhet edhe takimi tjetër i vlefshëm për grupin I, ai mes Armenisë dhe Serbisë, në fushën armene.

Lista e lojtarëve të kombëtares shqiptare përballë Danimarkës

Portierë: Etrit Berisha (Lazio), Orges Shehi (Skënderbeu), Alban Hoxha (Partizani).

Mbrojtës: Elseid Hysaj (Empoli), Debatik Curri (Tirana), Lorik Cana (Lazio), Mërgim Mavraj (Këln), Ermir Lenjani (St.Galen), Andi Lila (Pas Janina), Ansi Agolli (Karabag), Taulant Xhaka (Bazel), Amir Rrahmani (Partizani).

Mesfushorë: Ergys Kaçe (PAOK Selanik), Alban Meha (Paderborn), Valdet Rama (Mynih 1860), Amir Abrashi (Grasshoper), Ervin Bulku (Tirana), Burim Kukeli (Zyrih), Emiljano Vila (Partizani), Odise Roshi (FSV Frankfurt), Herolind Shala (Od Ballkklub).

Sulmues: Bekim Balaj (Sllavia Pragë), Shkëlzen Gashi (Bazel), Sokol Cikalleshi (RNK Split), Hamdi Salihi (Hapoel Ironi Akre), Armando Vajushi (Liteks Loveç), Edmond Kapllani (FSV Frankfurt).

Elbasan Arena në pritje të Shqipëri-Danimarkë

Tmerr në Genova. Qyteti përmbytet nga uji e balta