Agjentët e policisë arrestojnë një 34-vjeçar shqiptar. Sasia e drogës e hedhur në treg do të jepte rreth gjysmë milioni euro fitim
Romë, 12 dhjetor 2014 – Agjentë të policisë së Romës kanë ndaluar në daljen e autostradës në Monteporzio pranë Romës shqiptarin K. I. 34 vjeç. Dyshimet, e lindura nga disa qese në ndenjëset e pasme të makinës, u justifikuan menjëherë: në thasët e plastikës mbi ndenjëse e të tjerë në bagazhin e veturës, agjentët kanë gjetur 70 pako alumini me 100 kg marihuanë brenda.
K.I., që i jepte makinës, me qëndrim të rregullt në Itali dhe pa precedentë penalë, është arrestuar.
E shitur me pakicë në kryeqytet, sasia e drogës së sekuetruar, nga e cila mund të nxirreshin rreth 250 mijë doza, mund të jepte fitime për gjysmë milion euro.