in

Testi i gjuhës për kartën e qëndrimit. Procedura

Nga 9 dhjetori të gjithë të huajt që do të kërkojnë lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë duhet të mbajnë parasysh që duhet të provojnë veç të tjerash (strehim, të ardhura të mjaftueshme, 5 vjet rezidencë të rregullt ën Itali) edhe njohuritë bazë të gjuhës italiane (niveli A2).

Testi i gjuhës italiane konsiderohet i kapërcyer, pra të huajt nuk duhet ta bëjnë, vetëm nëse të huajt kanë:

1. Një dëshmi që certifikon se njohin gjuhën italiane në nivel A2  të QCER-it (Quadro Comune di Riferimento Europeo);
2. Diplomë të shkollës së mesme apo tetëvjeçare italiane, ose certifikatë të ndjekjes së kurseve universitare, pasuniversitare apo të doktoraturave;
3. Dëshmi që kanë hyrë në Itali dhe kryejnë punë të parashikuara nga neni 27, paragrafi 1, gemat a), c), d), e), dhe q) i Tekstit Unik mbi Imigracionin.
4. Testi nuk duhet bërë as nga të huajt që kanë certifikatë mjekësore, të lëshuar nga një strukturë shëndetësore publike, që deklaron se i huaji ka aftësi të kufizuara në mësimin e gjuhës për arsye që kanë të bëjnë me moshën, patologji mjekësore apo ndonjë gjymtim.

Të gjithë të tjerët janë të detyruar të bëjnë testin, të cilin duhet ta prenotojnë në sitin www.testitaliano.interno.it. Shkurtimisht procedura që ndjek i huaji që do të kërkojë të bëjë provimin e gjuhës, dhe rrugëtimi i praktikës deri në marrjen e rezultatit pozitiv është e mëposhtmja:

1. I interesuari lidhet në internet me www.testitaliano.interno.it të Dipartamentit për Liritë Civile dhe Imigracionin;
2. Përpilon kërkesën për të bërë provimin e gjuhës dhe fut të gjitha të dhënat personale që i kërkohen, si edhe adresën ku dëshiron të marrë njoftimin për datën dhe vendin e provimit;
3. Në fund, dërgon telematikisht kërkesën.
4. Më pas janë Prefekturat (është kompetente ajo e rezidencës së imigrantit) ato që administrojnë kërkesat për provimet e gjuhës: kontrollojnë që i huaji përmbush kriteret e mëposhtme: ka leje qëndrimi, moshë mbi 14 vjeç, dhe që nuk ka një kërkesë tjetër në emër të tij apo e ka kapërcyer ndërkohë testin. Më pas, nëse kontrollet janë pozitive, brenda 60 ditëve nga kërkesa Prefekturat i çojnë letër të interesuarit në adresën që ka shënuar në kërkesë, me datën kur ai duhet të kryejë provimin e gjuhës. Nëse kontrollet nuk janë pozitive, Prefektura i nis një letër të huajit me të cilën i kërkon ratifikimin e informacioneve dhe rinisjen e kërkesës.
5. I huaji kryen testin pranë Qendrës Provinciale për Shkollimin e të huajve. Provimi i gjuhës konsiderohet i marrë nëse i huaji mbledh 80% të pikëve të mundshme. Nëse e kalon këtë provim i huaji paraqet kërkesën për të marrë kartën e qëndrimit, në të kundërt duhet të përsërisë provimin duke kërkuar nga e para të zhvillojë një tjetër test.
6. Në të njëjtën kohë, rezultati i testit regjistrohet në bankën e të dhënave të Departamentit të Lirive Civile dhe të Imigracionit dhe u dërgohen Kuesturave. Edhe i huaji mund të kontrollojë rezultatin on line duke u lidhur sërish me www.testitaliano.interno.it.

Lexo edhe: Hyn në fuqi testi i gjuhës italiane për kartën e qëndrimit

(vijon)

Hyn në fuqi testi i gjuhës italiane për kartën e qëndrimit

Scanderbeg organizon Javën e Kulturës Shqiptare në Parma