in

Flukset për punonjësit sezonalë. Nga 8 maji kërkesat e punësimit, kurrë kaq vonë

Mbërrin në Gazetën Zyrtare dekreti i flukseve që autoriozon hyrjet e reja për punë sezonale. Coldiretti: “Stina ka filluar prej disa javësh”

Romë, 7 maj 2015 – Mbërrin më në fund çasti që mezi presin 13 mijë punonjës sezonalë të huaj që këtë vit do të mund të vijnë të punojnë në Itali. Dekreti i flukseve që autorizon hyrjet e reja, të domosdoshme për bujqësinë dhe sektorin e turizmit, do të botohet sot, 7 maj në Gazetën Zyrtare. Kjo do të thotë që nga ora 8 e mëngjesit e të premtes, 8 maj, deri në 24.00 të 31 dhjetorit 2015 punëdhënësit mund të paraqesin kërkesat e punësimit.

Gjithçka bëhet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Edhe pse për nisjen e kërkesave duhet pritur mëngjesi i të premtes, ndërkohë ato mund të përpilohen dhe të ruhen në sistem. Këtu gjeni edhe udhëzuesin e ilustruar të përgatitur nga Stranieriinitalia.it.

Procedura nuk është e vështirë, por gjithsesi, kush nuk është i zoti me kompjuterin mund të kërkojë ndihmën e shoqatave të kategorisë. “Kemi nisur të mbledhim kërkesat mes anëtarëve tanë prej disa javësh dhe dje i kemi ngarkuar në sistem” konfirmon Romano Magrini, përgjegjës i politikave të punës në Coldiretti.

Me gjithë kërkesat e sipërmarrësve të bujqësisë, dekreti i flukseve të reja për këtë vit mbërrin shumë vonë, është herë e parë që pritet muaji maj për t’u hapur dyert punonjësve sezonalë. “Në bujqësi, sezoni që ka më shumë nevojë për krah pune ka nisur me kohë” konfirmon Magrini.

Për vonesën e dekretit kanë ndikuar ndoshta zgjedhjet politike të lidhura me situatën e zbarkimeve, por edhe numri i lartë i të papunëve që janë tashmë në Itali. Por që të dyja këto arsye nuk qëndrojnë: refugjatët e sapombërritur në brigjet e Sicilisë nuk mund të punësohen dhe jo të gjithë të papunët mund të konvertohen në punonjës sezonalë, ndërmarrjet e fermat preferojnë personat që e njohin mirë zanantin.

Gjithsesi, më mirë vonë se kurrë. Nga 8 maji mund të nisen kërkesat, por nuk është e nevojshme të nxitohet. “Sipas përllogaritjeve tona – pohojnë nga Coldiretti – 13 mijë hyrjet duhet të jenë mëse të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat që do të prezantohen. Nëse do të mbarojnë, shpejt mund të merret një vendim i dytë për shtimin e kuotave”.

Lexo edhe:
Punonjësit sezonalë. Ja si përgatiten kërkesat për flukset 2015
Flukset. Italia u hap dyert 13 mijë punonjësve sezonalë. Ja dekreti

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Saviano: “Historia e Klodian Elezit, një prej qindra imigrantëve të kantiereve të EXPO-së”

Le Iene takojnë Burrneshat (VIDEO)