in

Shtetësia italiane. Si paguhet kontributi prej 200 eurosh

Derdhja e detyrueshme edhe me procedurën e re online. Kuponi i pagesës duhet skanarizuar e bashkangjitur formularit elektronik

Romë, 25 maj 2015 – Të paraqesësh kërkesë për shtetësinë italiane është bërë më e thjeshtë por kjo nuk do të thotë se kushton më pak. Edhe pse procedura tashmë bëhet online, të gjithë aplikuesit janë të detyruar të blejnë jo vetëm pullë-taksën 16,00 euroshe por edhe të paguajnë kontributin prej 200,00 eurosh.

E parashikon ligji, kur thotë që “praktikat për zgjedhjen, marrjen, rifitimin, heqjen dorë apo lëshimin e shtetësisë bëhen kundrejt pagesës së një kontributi me shumë 200 euro“.

Derdhja e shumës bëhet para paraqitjes së kërkesës, në llogarinë rrjedhëse postare 809020 në emër të Departamentit për Liritë Civile dhe Imigracionin e ministrisë së Brendshme. Buletini postar që përdoret (këtu gjeni një facsimile) gjendet në zyrat e postës, veçanërisht në ato që ofrojnë shërbimet “Sportello amico”.

Pasi bëhet derdhja, duhet skanarizuar kuponi i buletinit. Dokumenti elektronik i përftuar i duhet bashkangjitur kërkesës, bashkë me të tjerë si certifikata e penale, ajo e lindjes dhe dokumenti i identitetit.

Atyre 200 eurove u duhet dhënë lamtumira edhe nëse kërkesa e shtetësisë hidhet poshtë. I vetmi ngushëllim është që ajo sakrificë duhet të shërbejë për diçka që ia vlen. Në fakt, gjithnjë sipas ligjit, gjysma e kontributit përdoret nga ministria e Brendshme në projekte kooperimi me Vende të tjera mbi çështje të migracionit. Pjesa tjetër për të mbuluar shpenzimet për përpunimin e kërkesave të paraqitura nga imigrantët.

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Lexo edhe:
Shtetësia për rezidencë në Itali – Udhëzues i përditësuar
Shtetësia italiane për martesë – Udhëzues i përditësuar

Eurovision. Elhaida Dani në vend të 9-të për votën popullore, në të parafundit për juritë profesioniste

Shtetësia italiane. Kur do të më thërrasin për intervistën?