Është Edmond Themelko fituesi i parë i shpallur i zgjedhjeve të 21 qershorit.
Pusteci në qarkun e Korçës, njësia më e vogël vendore në vend, e përbërë kryesisht nga minoriteti maqedonas, me vetëm 8 qendra votimi, 4.296 votues, ka përfunduar numërimin e votave për kryetarin e bashkisë.
Aty është shpallur fitues kandidati i koalicionit të majtë, Edmond Themelko, i cili ka fituar 2075 vota – 80.96%. Themelko kishte përballë Miallaq Aspostollovskin të mbështetur nga koalicioni opozitar që ka marrë 488 vota apo 19,04%.
Në votime as gjysma e zgjedhësve
Shqipëria votoi. Nis numërimi
Shqipëria votoi. Shumë protestuan duke shkarravitur fletën e votimit (FOTO)
Shqipëria në zgjedhje. Nën kontrollin e vëzhguesve ndërkombëtarë