Vlera të vlefshme nga 1 korriku 2015 deri më 30 qershor 2016. Kërkesa u bëhet punëdhënësve, por bashkëpunëtoret shtëpiake duhet t’i drejtohen INPS-it
Romë, 1 korrik 2015 – Hyjnë në fuqi sot e do të jenë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm kufijtë maksimalë të të ardhurave dhe shumat e çeqeve për bërthamat familjare, ndihmë që u njihet nga Shteti të gjithë punonjësve dhe pensionistëve italianë e të huaj.
INPS ka ndryshuar vlerat duke iu përshtatur rritjes së lehtë të kostos së jetesës. Gjeni në këto tabela, shumën e çekut sipas të ardhurave, numrit të bijve të mitur dhe nëse në familje ka ose jo pjesëtarë me aftësi të kufizuara.
Çeqet janë për punonjësit e varur, pensionistët nga punë e varur, për punonjësit me kontratë bashkëpunimi të koordinuar e të vazhdueshëm dhe profesionistë të regjistruar në “administrimin e ndarë” të INPS-it. Shtetësia në këtë rast nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që shuma e të ardhurave të të gjithë pjesëtarëve të familjes të mos kapërcejë kufijtë e përcaktuar.
Pjesë më e madhe e punonjësve të varur duhet t’i paraqesë kërkesën drejtpërdrejt punëdhënësit, që e integrojnë çekun në rrogë për llogari të shtetit. Vetëm bashkëpunëtorët shtëpiakë dhe punëtorët e bujqësisë duhet t’i paraqesin kërkesën INPS-it, që do t’ua paguajë drejtpërdrejt atyre çekun.