in

“Jo terrorizmit, luftërave dhe islamofobisë”. Myslimanët në shesh edhe në Milano

“Kjo dhunë nuk na përket. Na njihni si qytetarë, në jepni vende ku të lutemi”. Të shtunën pasditë në San Babila manifestim i organizuar nga CAIM, PSM dhe GMI

Milano, 20 nëntor 2015 – Rritet mobilizimi i mylsimanëve të Italisë pas masakrës së Parisit. Të shtunën pasdite, njëkohësisht me manifestimin “Not in my name” të Romës, edhe në Milano, myslimanët do t dalin në shesh “për t’i thënë jo terrorizmit, për t’i thënë jo luftërave dhe për t’i thënë jo islamofobisë së çakejve që për pak vota më shumë duan të ushqejnë frikën, ndarjet dhe diskriminimet e urryera duke treguar me gisht islamizmin dhe myslimanët si armiqtë”.

Manifestimi që do të nisë në orën 15.00 në sheshin San Babila, organizohet nga “Coordinamento delle Associazioni Islamiche” të Milanos, Monza e Brianza-s, nga “Partecipazione e Spiritualità Musulmana” dhe nga “Giovani Musulmani d’Italia”, të cilat, sipas tyre, kanë siguruar edhe aderimin e “shumë shoqatave të tjera”

“Kjo spirale lufte, dhune dhe shkatërrimi që mban peng botën tonë, të afërt e të largët – shkruajnë – është gjëja që qëndron më larg mesazhit që përmes besimeve fetare i arrin mbarë njerëzimit dhe është për këtë arsye që sot është e domosdoshme të themi që kurrën e kurrës nuk mund të të vritet në emër të Zotit”.

“Gjaku i derdhur në Paris – lexohet në apelin e organizatorëve – është gjaku ynë, vdiqën vëlleërit tanë e motrat tona siç janë ata që çdo ditë vdesin në Irak dhe Siri të vrarë nga ISIS, nga regjimi i Asadit dhe nga bombardimet, siç janë vëllezërit dhe motrat tona të vdekurit në Jeruzalem dhe pasagjerët rusë, civilët e Turqisë, ata të Bejrutit dhe të Tunizit. Kjo dhunë nuk është e jona, nuk mund të jetë rruga jonë, kurrë, as kur justifikohet me drejtësinë dhe demokracinë, as kur maskohet si përgjigje e një tjetër barbarie”.

Ogranizuesit kërkojnë që edhe Shteti të bëjë pjesën e tij. Jan të mendimit se “ka ardhur koha që të njihen myslimanët e Italisë si qytetarë me të drejta të plota duke mbushur disa boshllëqe të turpshme në kuadrin e të drejtës themelore të besimit, kemi nevojë për xhami dinjitoze, kemi nevojë për mbështetje në punën tonë të përditshme kundër ekstremistëve”.

“Momenti – përfundojnë – kërkon unitet kombëtar, duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër tmerrit dhe në kërkimin e rrugës së paqes. Besojmë se roli i komunitetit islamik italian duhet të kuptohet dhe të vlerësohet për të mos rrezikuar zhgënjimin e atyre që e duan Italinë dhe që duan ta mbrojnë e që nuk duhet të ndihen kurrë të përjashtuar”.

Lexo edhe: “Jo në emrin tim”. Myslimanët në shesh kundër terrorizmit

 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

 

Alberto Cutillo, ambasadori i ri italian në Tiranë

Shtetësia italiane. Në Senat rinis reforma për bijtë e imigrantëve