in

“Gocce di memoria”, koncert i artistëve shqiptarë me rastin e Jubileut

Të dielën më 6 dhjetor, ora 17.00, në kishën e shqiptarëve Shën Gjoni i Malvës në Romë

 

Me rastin e Jubileut të Jashtëzakonshëm të Mëshirës të thirrur nga Papa Françesku, komuniteti shqiptar organizon në Romë një veprimtari muzikore me titull “Gocce di memoria”. Një mënyrë kjo për të treguar edhe njëherë rëndësinë e bashkëbisedimit ndërfetar e të bashkëjetesës, veçanërisht tani pas sulmeve të fundit terroriste.

Takimi është për të dielën më 6 dhjetor në orën 17 në kishën e shqiptarëve Shën Gjoni i Malvës në Trastevere.

Veprimtaria organizohet nga shoqata Besa e Romës, në bashkëpunim me Migrantes, koordinimi baritor i emigrantëve shqiptarë në Itali, me patronazhin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe shtetit italian.

Koncerti bëhet me pjesëmarrjen e grupit folklorik Ensemble Aquila që do të interpretojë këngë të traditës popullore shqiptare të krahinave të ndryshme të vendit.

Në program edhe përurimi i ekspozitës fotografike “Legàmi”, vende dhe profile të popullit shqiptar të organizuar nga shoqata 60 Miglia, që do të mbahet e hapur deri më 20 dhjetor.

 

Shtetësia italiane. Lega dhe Forza Italia nuk ia dalin të bllokojnë reformën

Siena. “Nice to meet you Albania”