in

Ç’nuk bёhet pёr tё fituar. Qoftё edhe Festivalin evropian tё kёngёs

Këngëtari bjellorus, nё skenё lakuriq pёrkrah me njё ujkonje

Të këndojё nudo dhe i shoqëruar në skenë nga një ujkonjë me emrin Shakira. Është ky projekti i këngëtarit bjellorus Ivan për të fituar konkursin e radhës të Eurovizionit ku do tё kёndojё “Help you fly”, me kusht që koncerti evropian i talenteve të pranojë këtë performancё aspak konvencionale.

“Kjo do të jetë padyshim një eksperiencë e bukur. Mbi të gjitha që nuk kam dalë asnjëherë në skenë me veshjen e Adamit dhe me kafshë të egra”, thotë Ivani duke qeshur në studion moskovite të Viktor Drobich, producenti rus qё do ta shoqërojë në maj në Stokholm për edicionin e radhës së Eurovizionit.

“Xhirimet e para ishin shumë të frikshme, por më pas jemi bërë miq. Ajo pëlqeu erën time dhe filloi të fërkohet tek unë”, shpjegon Ivan duke theksuar se e ushqente ujkonjën para se të fillonte xhirimet.

Por Viktor Drobich nuk është një i panjohur për Eurovizionin. Ishte pikërisht ai, personi të cilit i detyrohet suksesi i “Bouranovskie Babouchki”, gjyshet ruse me kostume tradicionale që arritën në vend të dytë në edicionin e vitit 2012 të Eurovizionit me këngën “Party for everybody”.

Për producentin, Eurovizioni do të marrë një vendim pasi të ketë parë planin sekondë pas sekonde të koreografisë së Ivanit.

 

 

 

Reforma e Shtetësisë. Nesër në Senat Mario Giordano e Souad Sbai

A mund të përdor patentën time shqiptare në Itali?