in

Viareggio. Zhduket pa lënë gjurmë Raimonda Zefi

Romë, 6 janar 2011 – Tridhjetëvjeçarja shqiptare, Rajmonda Zefi, është zhdukur natën e fundit të vitit që sapo kaloi. Ajo jetonte në Stiava, një qytezë pranë Viareggios, prej më shumë se dhjetë vjetësh. Nënë e dy fëmijëve, tetë dhe tre vjeç, ajo bashkëjetonte me Francesco Quinci. Ky i fundit, punonjës në fabrikën e mermerit të familjes, ka bërë padinë e zhdukjes së gruas tre ditë pasi ajo nuk është kthyer më në shtëpi.

Karabinierët nuk kanë dhënë shumë detaje po dihet se banesa dhe automjeti Honda Civic i familjes është kontrolluar imtësisht dhe është sekuestruar. Komandanti i repartit të karabinierëve të Viareggios, majori Andrea Pasquali deklaron se po shqyrtohet çdo detaj per të rënë në gjurmët e gruas së zhdukur. Me sa duket nuk po lihet pa u ndjekur asnjë hipotezë, qofte ajo e largimit me dëshire ashtu dhe ajo e ndonjë fatkeqesie apo episodi të dhunshëm.

Rajmonda Zefi është gruaja e tretë që zhduket muajt e fundit në zonën e Versilies. Përpara saj janë humbur gjurmët e Maddalena Semeraro, 80 vjeç dhe të vajzës së saj Claudia Velia Carmazzi 59 vjeç.

Ngjarjet kryesore sportive shqiptare gjatë vitit 2010

Të bëhesh burrë