in

UEFA, Kosova është vendi anëtar i 55-të

Dje, vendimi historik i pranimit të federatës kombëtare të futbollit të Kosovës në gjirin e UEFA-s

Prishtinë, 4 maj 2016 – Edhe Kosova është zyrtarisht në UEFA: u pranua dje në Federatën Evropiane të Futbollit, UEFA, gjatë kongresit të 40-të kësaj federate, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Me 28 vota pro, 24 kundër e dy të pavlefshme, kongresi vendosi që Kosova të jetë zyrtarisht vend ii 55-të i  54 shtete anëtare, nga të cilat 28  votuan pro, 24 votuan kundër e dy vota ishin të pavlefshme.

Tani Kosova pret një vendim të ngjashëm edhe nga FIFA në mënyrë që të mund të marrë pjesë në kualifikimet për botërorin e 2018-tës në Rusi.

Kryetari i Federatës Kombëtare të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, duke marrë fjalën pas votimit tha se “ky është moment historik për Kosovën”.

Më herët në Kongresin e 40-të të UEFA-s u votua kundër ndryshimit të statutit që parashikon se në UEFA mund të pranohen vendet, që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura e Kosova njihet vetëm nga 111 vende të OKB-së ndër 193 që ka ajo.

Neni numër pesë i statutit u hodh në votim, por u rrëzua duke i mbyllur derën vetëm për pak minuta aspiratës së Kosovës, pasi Kongresi vendosi që kërkesa të hidhej në votim duke mundësuar edhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në Kongresin e 40-të të UEFA-s, me të cilin u bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë në favor të vendimit për pranim të Kosovës, pasi e meriton të jetë pjesë e saj.

I menjëhershme ka qenë reagimi i kreut te Federatës serbe, Tomislav Karadziç, i cili tha: “politika është përzier në sport dhe unë po e mbroj futbollin nga politika. Jam kundër një federate që nuk i plotëson kushtet për pranim në UEFA”.

Në fund fjalën e ka marrë dhe Presidenti i FSHF-së, Duka që u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të UEFA, që votojnë pro pranimit të Kosovës në UEFA.

“Ne merremi me futbollin dhe duhet te mendohet vetëm për futbollin dhe jo për politikën. Kosova është një realitet. Kosova është shtet, ka zhvilluar ndeshje miqësore, ka organizuar turne, kërkoj nga të gjithë që t’i japin dritën e gjelbër pranimit duke pasur parasysh këtë sport të mrekullueshëm në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur nga Serbia. Ndoshta disa kanë frikë nga pranimi i Kosovës, pasi kanë në kombëtare lojtarë të tyre”, theksoi Duka.

Ç’është UEFA

UEFA u krijua në vitin 1954 në Bazel të Zvicrës, pas konsultimeve të federatave të Italisë, Belgjikës dhe Francës. Që nga viti 1995 selia e UEFA-s është në Nyon të Zvicrës.

Fillimisht ka numëruar 25 vende anëtare dhe numri u dyfishua në fillim të viteve 90-të të shekullit XX. Disa vende të kontinentit të Azisë gjithashtu u pranuan në Federatën e Futbollit Evropian, sidomos Izraeli dhe Kazakistani, që dikur ishin anëtarë të Federatës së Futbollit të Azisë. Vendi i 54 anëtar i UEFA-s në vitin 2013 u bë Gjibraltari, në Kongresin e Federatës të mbajtur në Londër (pas vitesh të kundërshtimit të Britanisë së Madhe). Ndërsa sot Kosova u bë anëtari i 55 i UEFA-s.

Federata e Futbollit Evropian është një organ drejtues i futbollit në Evropë. Në bazë të statutit të UEFA-s, organizata ka si objektiv, veç tjerash, të merret me të gjitha çështjet që i takojnë futbollit evropian, që ta promovojë futbollin në frymën e bashkimit, solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit e të lojës pa asnjë diskriminim politik, racor, fetar, gjinor ose çfarëdo qoftë tjetër. Gjithashtu Federata ka për objektiv të vetin që të mbrojë vlerat e futbollit evropian, të mbajë marrëdhëniet me të gjithë hisedarët e përfshirë në futbollin evropian dhe të mbrojë e mbështes asociacionet anëtare për një mirëqenie të lojës evropiane. UEFA është neutrale politikisht dhe në aspektin fetar. UEFA organizon një numër kampionatesh, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, Ligën Evropiane, Super Kupën dhe Kampionatin Evropian.

 

 

 

Kosovë. Komisioni evropian do të rekomandojë sot liberalizimin e vizave

Klosi, takim me të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Belgjikë