Ka arritur në 5.425 euro shuma vjetore e çekut social për vitin 2011, që u paguhet nga shteti të moshuarve më në nevojë. 417,3 euro në muaj për trembëdhjetë herë në vit.
U takon shtetasve italianë, komunitarë dhe atyre jokomunitarë me kartë qëndrimi, me moshë mbi 65 vjeç, që jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve dhe kanë të ardhura vjetore më të ulëta se vetë çeku.
Imigrantët që përmbushin këto kritere janë relativisht pak. Por çeku social është parametri që më shpesh përdoret nga ligji për të përcaktuar aftësinë ekonomike e për rrjedhojë edhe të drejtën për të jetuar në Itali apo për të sjellë këtu familjen. Për të përtërirë lejeqëndrimin, për shembull, nevojiten të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku. Për bashkimin familjar, të ardhurat duhet të jenë të paktën sa çeku plus gjysmën e tij për çdo familjar që kërkon të sjellësh.
Edhe shtetasit komunitarë, nëse nuk kanë një punë, sidoqoftë, duhet të tregojnë të ardhura mujore të paktën sa shuma e çekut social për të qëndruar në Itali më gjatë se 3 muaj.