Kam disa javë që kam paraqitur kërkesë për përtëritjen e lejes së qëndrimit. Ku të mësoj se në ç’pikë është praktika? A është e mundur të kontrolloj në Internet?
Të huajt që aplikojnë për lëshimin, përtëritjen apo përditësimin e dokumentit të qëndrimit mund të verifikojnë në ç’pikë është praktika e nëse dokumenti është gati për t’u tërhequr, shumë lehtësisht, pa dalë nga shtëpia, por duke u lidhur në internet nga një kompjuter.
Para së gjithash, pasi paraqitet kërkesa për lëshimin ose përtëritjen e lejes së qëndrimit, mund të verifikohet nëse dokumentacioni i paraqitur është i plotë ose nëse është e nevojshme të integrohet në www.portaleimmigrazione.it duke shtypur në fund të faqes në të djathtë mbi “Area riservata stranieri”. Për t’u identifikuar, duhet futur user id (përdoruesi) dhe password (fjalëkalimi) që gjenden në kuponin e postimit të siguruar të lëshuar nga punonjësi i postës në çastin e nisjes së kompletit të formularëve.
Për të mësuar nëse leja e qëndrimit është gati, mjafton që i interesuari të lidhet me portalin zyrtar të Policisë së Shtetit dhe të futet edhe këtu user id (12 germa dhe/ose shifra) të pranishme në kuponin postar të nisjes së siguruar të lëshuar nga punonjësi i postës ose numrin e praktikës (10 germa dhe/ose shifra) nëse kërkesa për lëshimin/përtëritjen e lejes është paraqitur drejtpërdrejt në zyrat e Kuesturës. Nëse leja e qëndrimit është gati, në ekranin e kompjuterit do të jepet edhe adresa e Komisariatit ku duhet shkuar për ta tërhequr dokumentin.
Avv. Mascia Salvatore
Stranieriinitalia.it/Shqiptariiitalise.com
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)