in

Leja e qëndrimit. Tani paguhet edhe për të miturit

Në fuqi ligji i ri që parashikon një dokument personal për të gjithë të miturit. Prindërit duhet të paguajnë 30,46 € për çdo fëmijë. E thotë qarkorja e ministrisë së Brendshme

Romë, 17 gusht 2016 – Më 23 korrik ka hyrë në fuqi ligji evropian 2015-2016, që, mes të tjerash, parashikon edhe pajisjen me lejeqëndrim individual të të gjithë të miturve të huaj. Normativat e mëparshme parashikonin lëshimin e dokumentit vetëm për të djem e vajza nga 14 vjeç e lart, më të vegjlit vetëm regjistroheshin në lejeqëndrimet e prindërve.

Në të vërtetë që në vitin 2013, me një eksperimentim gradualisht të shtrirë në mbarë Italinë, Kuesturat nisën t’u lëshojnë leje qëndrimi elektronike edhe fëmijëve. E bënin kur prindërit kërkonin përtëritjen e dokumenteve rë vet ku kishin të shënuar edhe bijtë.

Ato dokumente qëndrimi lëshoheshin falas, pa detyruar prindërit të paguanin ndonjë shtesë. Por me të mbaruar eksperimentimi, nga 23 korriku, me ligjin e ri në fuqi, lejeqëndrimet për të miturit bëhen me pagesë. Një shpenzim më shumë për mamin e babin.

E pohon këtë gjë edhe Ministria e Brendshme që me një qarkore ka këshilluar të gjitha Kuesturat të verifikojnë “pagesën efektive, nga prindërit apo kush ushtron pushtetin atëror” edhe “të shumës përkatëse të lejeqëndrimit individual të çdo të mituri bashkëjetues”.

Dokument provues i pagesës do të jenë buletinët postarë. Prindi duhet të bëjë jo vetëm një derdhje prej 30,46 € për vet, por edhe një tjetër prej 30,46 € për secilin fëmijë, duke përdorur nga një buletin më vete për secilin prej tyre. e siç sqaron ministria e Brendshme në hapësirën “paguar nga” (“eseguito da”) të buletinit duhet të shënojnë emrin e mbiemrin e të miturit.

Këtyre shumave do t’u shtojnë edhe të zakonshmet 16,00 € të pullë-taksës dhe 30,00 € për shërbimin postar. Është gjithnjë e udhës të kujtohet që kontributi nga 80 deri në 200 euro është hequr me sentencë gjykate e nuk paguhet më.  

Elvio Pasca

Shkarko qarkoren e ministrisë së Brendshme

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në 
Facebook dhe Twitter)

 

Salvini: “Ripuliamo le città dagli immigrati”. Sindacati di Polizia prendono le distanze

Shtetësia italiane. Senati: “Ok reformës, por vetëm nëse nuk ka kosto për shtetin”