Ndalohet nga policia një 24 vjeçare shqiptare: gjobë 2 mijë euro, tërheqje patente dhe sekuestrim të automjetit
Romë, 25 gusht 2016 – Është mrekulli e vërtetë që dje rreth orës 17:00 nuk u verifikua asnjë aksident në autostradën A16 Napoli-Canosa, mes Napoli Est dhe Boiano, kur një 24 vjeçare shqiptare ka përshkuar rreth 13 km në drejtim të gabuar.
Shoferja e pakujdesshme, me një Toyota Yaris me targa shqiptare, bashkë me të motrën në makinë, kishte hyrë në autostradë në Avellino Est në drejtim të Napolit. Kur ka mbërritur në daljen Napoli Est, para se të paguante taksën e rrugës e të kalonte barrierën, e ka kuptuar se kishte ngatërruar drejtim pasi ajo ishte nisur për Caserta.
Kështu që e ka parë me vend të ndërronte drejtim me 180 gradë drejtpërdrejt ku gjendej e të udhëtonte në kah të kundërt me të gjithë të tjerët në brezin rrugor të parakalimit ndoshta me qëllimin për të shkuar kështu deri për ku ish nisur.
Për fat, të sajin dhe të të gjithë përdoruesve të autostradës, është pikasur dhe më pas ndaluar nga policia rrugore e Avellinos, para se të ndodhte ndonjë tragjedi.
Për shoferen, të menjëhershme gjoba prej 2.000 €, sekuestrimi administrativ i automjetit për tre muaj dhe heqja e patentës. Për t’i dhënë sërish makinës, 24-vjeçares do t’i duhet të presë tre vjet para se të japë sërish provimet për t’u pajisur sërish me patentë.