in

Sulm racist në Angli. Një grua shtatzënë humbet fëmijën

Në fillim sharje në supermerkatë, më pas të rrahura. Në kërkim agresori, policia shpërndan fotografinë e tij

Romë, 14 shtator 2016 – Policia britanike ka njoftuar se po kërkon një burrë për një sulm terrorist, gjatë të cilit një grua shtatzënë 34 vjeç ka humbur fëmijë. Ngjarja është e mbrëmjes së 6 gushtit rreth orës 21.40, ka ndodhur në një supermerkatë në Bletchey, në Anglinë qendrore.

Sipas rindërtimit t ngjarjes nga policia, gruas, që po bënte pazarin, i është afruar një burrë që ka nisur ta ofendojë. I pangopur, e ka ndjekur gruan dhe ka nisur ta qëllojë me shkelma. Për shkak të agresionit, gruaja ka humbur fëmijën.  Edhe një 40-vjeçar që ka ndërhyrë në mbrojtje të gruas është goditur me shishe në kokë.

“Ishte një sulm racist me pasoja shumë të rënda për viktimën. I jemi pranë gruas e familjes së saj në këtë çast pabesueshmërisht të vështirë e të trishtë” komentoi një zyrtar i policisë që po heton mbi ngjarjen dhe është prej mëse një muaji tashmë në kërkim të agresorit.

Policia ka shpërndarë edhe fotografinë e tij që ka nxjerrë nga telekamerat e videombikëqyrjes së supermerkatës.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa në Britania e Madhe diskutonte rreth Brexit, fushata e të cilit u përqëndrua veçanërisht mbi temën e imigracionit e gjatë të cilës qenë të shumta sulmet raciste.

 

“Pyesni Konsullin”, Ambasada e ShBA-së u përgjigjet qytetarëve shqiptarë

Foggia. 100 kg drogë e armë në picerinë e braktisur. Arrestohen katër vetë