in

Organet e të moshuarit shqiptar shpëtojnë dy jetë

Romë, 19 janar 2011 – Në Poliklinikën Santa Maria alle Scotte të Sienës, Qendra e koordinimit për dhurimin e organeve ka punuar pa ndalim këto dy ditët e fundit. Dy familje, njëra prej të cilave shqiptare, ka dhënë pëlqimin e saj për dhurimin e organeve të të afërme që patën humbur.

Familja shqiptare ka shpëtuar dy jetë. Dhuruesit 76 vjeçar i janë marrë njëra veshkë, e transplantuar në Siena dhe mëlçia që është transplantuar në Pisa.

Drejtoresha e Qendrës, Laura Savelli, është shprehur se e ka mallëngjyer shumë ndjeshmëria dhe bujaria e familjeve. Falë tyre disa pacientë kanë tani më shumë shpresë shërimi.

Bashkëpunim në dy anët e Adriatikut për luftën kundër kriminalitetit

Eduart Ndocaj, nga klandestin në sipërmarrës i suksesshëm