in

Gripi, sëmundja e stinës, arrin kulmin e përhapjes

Në janar dhe shkurt, rreth 5 milionë njerëz në Itali do të sëmuren me grip. Sipas parashikimeve të ministrisë së Shëndetësisë, pikërisht në këtë periudhë virusi do të jetë më agresiv por megjithatë këtë vit nuk do të jetë shumë i rrezikshëm.

Për të reduktuar rreziqet e përhapjes së gripit, ekspertët këshillojnë të lajmë mirë duart, të ajrosim shpesh dhomat dhe të shmangim ambiente të mbyllura  me shumë njerëz. Mjeti më i efektshëm për të parandaluar gripin dhe komplikimet e tij mbetet vaksina që mund të blihet në farmaci.

Vaksinimi rekomandohet për të moshuarit, për ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, për gratë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë dhe për ata që kryejnë punë me rëndësi të veçantë shoqërore, si mjekët apo forcat e ruajtjes së rendit. Në këto raste, vaksinimi ofrohet falas nga shërbimi shëndetësor kombëtar.

Kush sëmuret bën mirë të qëndrojë në shtëpi dhe të marrë barnat kundër gripit. Nuk janë të nevojshëm antibiotikët, me përjashtim të rasteve kur shërbejnë për të kuruar komplikimet e gripit, por gjithnjë nën kontrollin e mjekut.

Eduart Ndocaj, nga klandestin në sipërmarrës i suksesshëm

A duhet të ndihen të fyer shqiptarët nga fjalët e Guendalinës?