in

500€ të bonusit të kulturës. Mbërrijnë rregullat por jo paratë

Akoma të bllokuara bonuset elektronike që mund të përdoren për konsum kulturor nga të rinjtë italianë e të huaj që saop mbushin 18 vjeç. Botohet rregullorja, do të hyjë në fuqi më 1 nëntor

Romë, 19 tetor 2016 – Dhurata për 18-vjetor po vonohet aq shumë sa turp ta quash të tillë.

Bonusi për vajzat e djemtë që mbushin 18 vjeç ishte premtimi i ligjit të qëndrueshmërisë së miratuar në fund të vitit të shkuar. 500 euro për t’u shpenzuar për libra, kinema, teatër, muzeume etj që duhet të nxisnin konsumin kulturor, por që deri tani akoma nuk kanë mbërritur. Po i presin (bashkë me shtetësinë) edhe rreth 25 mijë të rinj e të reja bij imigrantësh, fillimisht të përjashtuar, e të përfshirë më pas (në maj të këtij viti) me një amendament në konvertimin në ligj të dekretit për shkollën. Deri tani lejon vetëm regjistrimin e enteve që ofrojnë konsum kulturor (kinema, librari etj) pranë të cilave mund të përdoren bonuset, ndërsa 18-vjeçarët ftohen të pajisen me “identitetin digjital”: “Do të të nevojitet për të marrë bonusin e kulturës prej 500 euroshnë dispozicion nga tetori” shpjegohet në sajt.

Por edhe tetorit i iku gjysma e po të pyesësh në numrin e gjelbër të asistencës të dhënë në sajt se kur mendohet se do të mbërrijnë vërtet paratë, operatorët nuk të ndihmojnë dot. “Nuk kemi asnjë udhëzim, as ndonjë daatë të saktë, duhet pritur. Urojmë brenda tetorit” i përgjigjeshin dje paradite Stranieriinitalia.it, njësoj siç përgjigjeshin edhe në shtator. “Kontrolloni sajtin e qeverisë, por mos kini merak se do ta merrni vesh nga kanalet televizive e gazetat”.

Por ndoshta diçka po lëviz vërtet sepse të hënën, më në fund, mbërriti në Gazetën Zyrtare rregullorja e bonusit 500 eurosh, e nënshkruar nga nënsekretari i kryeministrisë Claudio De Vincenti dhe nga ministrat e Kulturës dhe Ekonomisë Dario Franceschini dhe Pier Carlo Padoan.

Dekreti shpjegon që 500€ do të jepen përmes sajtit 18app.it si “bonuse blerjesh elektronike, me kod identifikues” e do të jenë të vlefshme “deri në 31 dhjetor 2017”. Do të mund të përdoren për të blerë “bileta shfaqjesh teatrale, kinematografike, spektakle; libra; bileta për të hyrë në muzeume, ekspozita dhe evenimente kulturore, monumente, galeri artesh, zona arkeologjike, parqe natyrore”.

Rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2016. Ndaj janë të pakta shpresat që 500€ t’u mbërrijnë të rinjve para asaj date.

Elvio Pasca  

 

 

 

Gazzetta del Mezzogiorno: “Marihuana shqiptare mbërrin çdo ditë në brigjet tona”

Krujë. 1,3 ton drogë e sekuestruar dhe 11 persona të arrestuar