in

Punonjësit e huaj sezonalë, ministria e Brendshme shpjegon risitë

Hyrjet shumëvjeçare, konvertimet e lejeve të qëndrimit, strehimi etj. Një qarkore vë në dukje çfarë ka ndryshuar me dekretin legjislativ 203/2016. Modifikohen formularët për kërkesat e punësimit

Romë, 29 nëntor 22016 – Kanë ndryshuar shumë gjëra për punonjësit sezonalë. Tani e tutje, për shembull, ndërmarrjet bujqësore, restorantet dhe hotelet mund t’i sjellin më lehtë çdo vit në Itali pa pritur dekretin e flukseve dhe punonjësit, pasi mbërrijnë këtu, mund të qëndrojnë e të konvertojnë lejen e tyre të qëndrimit nëse gjejnë një punë më të qëndrueshme.

Këto e të tjera risi (që kanë të bëjnë me strehimin apo me sanksionet më të rrepta për ata që nuk çojnë deri në fund praktikën e punësimit) parashikohen nga dekreti legjislativ nr. 203 i 29 tetorit 2014 që përvetëson “direktivën 2014/36/BE mbi kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të qytetarëve të vendeve të treta për motive punësimi në punë sezonale”. Në këtë lidhje tekstin e plotë të dekretit ndërsa në këtë tjetrën pikat kryesore të tij.

Dekreti hyri në fuqi më 24 nëntor dhe, të njëjtën ditë, ministria e Brendshme u nisi të gjitha prefekturave një qarkore që u shpjegon çfarë ka ndryshuar. Ministria i informon edhe që “formularët online përkatës të kërkesave për autorizim hyrjeje të punonjësve sezonalë, qoftë shumëvjeçarë qoftë të thjeshtë janë përditësuar”, në mënyrë që “të mundësohet nisja e kërkesave sipas normativës së re”.

Shkarko qarkoren e ministrisë së Brendshme

Stranieriinitalia.it/Shqiptariiitalise.com

 

Lejeqëndrim për ata që investojnë në startup-e

Fatmir Gjata, il poeta del Castello