in

Kaos në Shqipëri? Ndërmarrjet vënë bast se nuk do të ketë


Nga shtypi italian

Ndryshe nga UnionCamere që deklaron se “Tensionet rrezikojnë të shuajnë zhvillimin”, e mendojnë sipërmarrësit italianë të kontaktuar nga Corriere della Sera. Madje Cristina Busi, pioniere e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe titullare e një prej stabilimenteve që prodhon dhe ambalazhon Coca Cola, pas 21 janarit shprehet me bindje: “Situata nuk precipitoi. Vendi ka hedhur hapa të mëdhenj përpara, meriton Europën”
Ja artikulli i plotë i të përditshmes Corriere della Sera i datës 24 janar 2011:

Kaos në Shqipëri? Ndërmarrjet vënë bast se nuk do të ketë

Italia është partneri i parë tregtar: “Nuk është Tunizia, edhe gjatë këtyre ditëve, shkëmbimet tregtare janë të rregullta”
Cristina Busi pas përleshjeve të 21 janarit: “Situata nuk precipitoi. Vendi ka hedhur hapa të mëdhenj përpara, meriton Europën”

“Një anije mallrash e ngarkuar me prodhimet tona (makarona, miell, domate të konservuara) do të zbarkojë në Shqipëri pasnesër.
Për ne gjendja e porosive është e rregullt, bile  në rritje të vazhdueshme.

Nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi” – pohon Vincenzo Divella, administrator i deleguar i F.Divella S.p.A., një ndërmarrje që punon në tregun ushqimor. Ai shton: “Përkundrazi, pikërisht dje jam dëgjuar me shpërndarësin tonë ekskluziv në Tiranë e ai na na siguroi se situata e rrugëve në të gjithë vendin është e qetë, pra nuk ekziston asnjë problem për shpërndarjen”. Shqipëria si Tunizia? “Jo – konfirmon industrialisti – janë episode sporadike dhune”.

Divella eksporton në Shqipëri që prej 4 vjetësh (“me rezultate shumë të mira” shton, meqenëse  faturimi është në rritje të vazhdueshme, “shenjë se shqiptarët kanë bërë të tyren kulturën tonë  ushqimore”) dhe është një prej shumë sipërmarrësve italianë që ka lidhje me vendin e vogël përtej Adriatikut, i cili tashmë ecën me një ritëm rritjeje ekonomike me të vërtetë të qendrueshëm, i krahasueshëm me Gjermaninë: plus 3% të PBB, vitin e kaluar.

Vendi ynë është partneri i parë tregtar i Shqipërisë me një kuotë prej 33% të shkëmbimeve të përgjithshme që gjatë vitit  2009 ka qenë 1,3 miliardë euro. Është edhe në krye të klasifikimit për sa i përket numrit të sipërmarrjeve që kanë pjesë në kapital: regjistrohen më shumë se 400 sipërmarrje italiane dhe joint venture italo-shqiptere.

Deri para pak vjetësh investimet italiane në Shqipëri ishin përqëndruar kryesisht në pjesën perëndomore të saj, përgjatë bregdetit të Adriatikut. Bëhej fjalë për ndërhyrje nga sipërmarrje të vogla dhe të mesme: 35% e të cilave veprojnë  35% në sektorin e ndërtimit, 21% në  sektorin e tekstileve dhe të këpucëve, 16% në tregti dhe shërbime, 8% në industrinë agroushqimore. Përkrah këtyre sektorëve tradicionalë kohët e fundit po paraqiten në këtë treg grupe industriale të mëdha e të mesëm, të tërhequr nga perspektivat që ofron sektori i energjisë dhe infrastrukturave si dhe nga prirja e Shqipërisë si një platformë prodhuese mallrash dhe shëbimesh drejt tregut ballkanik dhe të Evropës Lindore.

“Për ne Italia është një partner shumë i rëndësishëm dhe ekzistojnë shumë mundësi për të zhvilluar shkëmbimin tonë ekonomik” – është shprehur kryeministri shqiptar, Sali Berisha, javën e kaluar në Milano, gjatë Forumit të parë ekonomik “Itali-Shqipëri”, organizuar nga Promos i Dhomës së Tregtisë, me në krye  Bruno Ermolli.

Krahasimi mes trazirave të këtyre ditëve dhe atyre tuniziane hidhet poshtë edhe nga Cristina Busi, pioniere e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe titullare e një prej stabilimenteve që prodhon dhe ambalazhon Coca Cola. Ajo punon atje që prej fillimit të viteve nëntëdhjetë dhe ka rezistuar në kohë shumë të vështira që tashmë janë vetëm një kujtim.

Përkundrazi nëse ka një keqardhje, “se në investime jam treguar shumë e kujdesshme në fillim; duke parë se si gjatë 20 vjetëve është transformuar vendi, tani e gjykoj se mund të kisha guxuar më shumë”. E kënaqur atëherë? Buzi jep disa shembuj: “Në fillim për të shkuar në Shkodër, një kamioni i duheshin 8-9 orë, sot maksimumi 2 orë. Ka rrugë shumë të bukura gjithandej dhe në disa pika të Tiranës të duket sikur je në Nju Jork me qendra tregtare të furnizuara shumë mirë. Edhe pagat janë rritur shumë, njerëzit shpenzojnë për të mobiluar shtëpinë, për t’u veshur me shije: Shqipëria është me të vërtetë gati për Europë”.

M.Antonietta Calabrò

Lexo artikullin në origjinal në sitin Corriere della sera

Unioncamere: “Tensionet rrezikojnë të shuajnë zhvillimin”

OSBE: Partitë politike të ulin tonet dhe të rifokusohen në qëllimet strategjike kombëtare