Policia zbaton urdhër-arrestin për Agim Llupën, nënkonmandant të Gardës Kombëtare, me akuzën e vrasjes së Ziver Veizit gjatë manifestimeve të 21 janarit
Tiranë, 8 shkurt 2011 – Oficeri i Gardës Kombëtare, Agim Llupo, është ndaluar sot sepse dyshohet të jetë autor i vrasjes së Ziver Veizit, një prej katër viktimave civile të përleshjeve të 21 janarit, mes manifestuesve dhe forcave të ruajtjes së rendit përpara selisë së kryeministrisë.
Agim Llupo, Shef i Shtabit të Njësisë Speciale të Gardës, është marrë në pyetje nga prokuroria mbrëmë në darkë dhe rreth orës 03:00 të mëngjesit është arrestuar.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur sot se provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP 5, armë kjo që u përdor nga gardisti Agim Llupo që ndodhej në detyrë në 21 Janar.