in

Shkodra Jazz Festival, përtej traditës

Në përjetësim të violinistit Rrok Jakaj
Intervistë me Florian Jakaj, Markelian Kapidani e Paçalin Pavaci
nga Albana Temali

Festivali ndërkomëtar i Jazz-it në Shkodër – një event, si pak kush, që evokon, përkujton, stimulon e promovon jo vetëm muzikën jazz. Në edizioni e këtij viti, i cili nis më 27 gusht do të ketë hapësirë edhe muzika klasike me të ftuar nderi  mjeshtra të mëdhenj të muzikës që me performancat e tyre do të kënaqin publikun por  si çdo vit e bashkë me artistët e tjerë pjesëmarrës  do të ndikojnë mbi të gjitha  në formimin, specializimin e instrumenstistëve të rinj. Pikërisht kjo është pritshmëria nga Shkodra Jazz Festival.

Për një shkrim mbi edicionin e këtij viti u bë nxitje një mesazh i violinistit Paçalin Pavaci, për të cilin ky edicion është edhe një kthim në skenat e qytetit të lindjes pas shumë e shumë vitesh e ku do të sjellë përvojën e tij artistike por edhe miq instrumentistë të huaj, të cilët për herë të parë do të ndodhen  në ambjentin muzikor, artistik, kulturor por edhe natyral të Shkodrës, të Shqipërisë.

Për mua, si gazetare, ishte motiv i plotësimit të një shkrimi të parë për këtë festival të publikuar në gazetën “Shqiptari i Italisë” ndërsa si shkodrane një detyrim ndaj Rrok Jakajt, violinistit të talentuar, që mbetet i paharruar në kujtesën e kujtdo ka pasur rastin ta njohë në skenë  si instrumentist  apo si mik a shok me tiparet e njeriut me kulturë të gjerë e vizion optimist që pak kush e ka në jetë…!..

Në shkrimin tim, të parashumëvitesh, kujtoj  për trasformimin e shoqatës “Rrok Jakaj” në Festival të Jazzit në Shkodër  që u tregua në intervistën më të vëllanë e violinistit, Florianin, i cili është edhe themeluesi i shoqatës dhe ideatori i Festivalit Jazz. Por, që atëherë kanë kaluar  shumë vite dhe figura të tjera janë përfshirë në këtë eveniment, qoftë si organizatorë apo pjesëmarrës  e për këtë një intervistë përveç Florjan Jakaj (themelues i Shoqatës e Festival Jazz në Shkodër) zgjodhëm të flisnim edhe me Paçalin Pavacin (violinist) dhe Markelian Kapidanin (pianist, kompozitor).

Nga fjalët e tyre përcillet një reflektim mbi realitetin muzikor në Shkodër, një analizë e nevojave për rritje niveli, një reflektim mbi stadin eksperencial individual. Ide ambicioze e kurajoze për të ndërhyrë e ndihmuar realitetin artistik e muzikor të Shkodrës në veçanti, nëpërmjet këtij eventi ndërkombëtar fokusuar në synimin e përfshirjes që synon në formimin nëpërmejt përformimit.

Intervista:

Nga Shoqata Rrok Jakaj te Festival Jazz. Një sukses i menjëhershëm, por me një ndërprerje. Cilat janë arsyet?

Florian Jakaj: Shkodra Jazz Festival lind nga nji ide e Rrokut ne Shkoder me disa miq ne 2003 dhe ne 2005 filloi festivali e me një nivel të lartë në të gjitha drejtimet, pamvarsisht nga vështirësitë.  Pas edicionit  të 6-të vendosëm të bënim një pushim, mënyrë kjo, menduam, që të bënte të refektonte kush e kishte për detyrë që për aktivitete të tilla, që i japin jetës artistike të qytetit dhe imazhit të tij. 
Serioziteti dhe sensibiliti i personave që vlerësuan punën që kishim bërë bënë të mundur që të rimerrnim punën në 2016, për të realizuar edicionet në vazhdim dhe pasurimin e saj me Rrok Academy e Shkodra Sounds.

SHJF është një festival ndërkombëtar ku luajnë muzikantë, që njohin skenat më të rëndësishme të jazz-it, ndërkohë që dimensioni është me i reduktuar pasi fondet, që kemi në dispozicion, janë të reduktuara.

Shkodra Sounds një ide e hershme e një realitet i sotëm që pretendon, me të drejtë, një frymëmarrje të re. Si e shikoni të ardhmen e saj e te cilat figura identifikoni partnerët tuaj?

Florian Jakaj:  Shkodra Sounds, edhe për motivet që citova më sipër, pra ato ekonomike, nuk është zgjeruar aq sa kishim dëshirë. Ndër vite janë bërë disa aktivitete në sektorë të ndryshëm si  filmi i shkurtër, arti bashkohor, kantautorë, ndërsa muzika klasike gjen një derë të hapur. “Shkodra Sounds Corner” ngelet një takim fiks ndër vite në rrugët e Shkodrës, në formën e një talk show, me të ftuar: si një jehonë e të gjitha aktiviteteve. Struktura organizative e SHJF është e ndërtuar nga persona me eksperiencë dhe eksperimentimi ndër vite na lejon që gradualisht aktivizimi i elementëve të ndryshëm të mos jetë shumë problematik, ngelet impakti me publikun që kërkon kohën e duhur për ta asimiluar. 
Sigurisht q
ë eventimentet kanë nevoje për mbështetje e një nga mbështetësit e parë të aktiviteve tona është Bashkia Shkodër, por shpresojmë që të rriten bashkëpunimet edhe me qarkun e rrethit Shkodër si dhe me ministrinë e kulturës si dhe me gjithe aktorët e kësaj fushe, gjithashtu privatët,  të cilët kanë mundësinë e mbështetjes së aktiviteteve të kësaj natyre.

Dy fjalë për Skanderbeg Chamber Orchestra dhe Rrok Accademy.

Florian Jakaj: Skanderbeg Chamber Orchestra u kriju nga Rroku në Torino, në vitin 1996, dhe filloi aktivitetin zyrtar në ‘97 e ku merrnin pjesë Sokol Prekalori, Elda Laro e të tjerë ku u bashku dhe Paçalin Pavaci. Rroku ishte kordinator i “Alto profezionamnto musicale” të Saluzzo për muzikën klasike. Ideja e Rrok Accademy është ajo për ti dhënë vazhdimësi punës së tij. Morën më shumë se 80 bursa studimi studentët shqiptar kur ai drejtonte Akademinë.

Dy fjalë për pjesëmarrësit e vjetër e risitë e këtij edicioni të Shkodra Sound  e ShJF?

Florian Jakaj: Markelian Kapidani (ky ështe viti i 5 peste që merr pjesë në ShJF) ishte i pari që bashkëpunoi në fillimin e Akademisë në Shkodër dhe filluam me Jazz-in duke e lidhur me Festivalin. Për AkademinëMarkeliani shkroi dhe Metodën mbi Jazz-in  “shënime për muzikantin” dhe për këtë vit ka përgatitur vëllimin e dytë.
Risia e këtij viti është se fillojmë pjesën klasike të akademisë dhe e hap pikërisht violinisti Paçalin Pavaci, që me Rrokun që  klasën e parë në shkollën e muzikës e deri në Akademinë në Tiranë.
Miqësia është elementi themeltar i lidhjes tonë ndërvite e ky fakt I ardhjes së tij më gëzon fort.
Shkodra Sounds këtë vit fillon dhe me muziken klasike e pikërisht me një koncert të Paçalinit, i cili i mirënjohur në skenat ndërkombëtare do  të rikthehet në qytetin e tij të lindjes me koncert e tij të parë zyrtar dhe do jetë në dispozicion, të akademisë për pjesën klasike, një kontribut për brevi e ri të muzikantëve.
Ky edicion, do ketë në skenë drejtorin artistik, saksofonistin me famë nderkombëtare, të Torino Jazz Festival Diego Borotti, një ndër 10 saksofonistët më në emër në botë Michael Rosen e këngëtaren amerikane Joyce Elaine Yuille etj..
Këtë vit lind dhe bashkëpunimi me Torino Jazz School

Markelian Kapedani, ndër pjesmarrësit më “të vjetër” të ShJF e bashkëpunuesit që në fillimet e Rrok Accademy. Festivali i Jazz në Shkodër  2018, një motiv më shumë për tu kthyer në Shkodër?

Markelian Kapidani:  Për momentin është motivi kryesor ,i cili bashkë me koncerte tjera më impenjon profesionalisht gjatë verës. Ky festival është i rëndësishëm mbasi përmes tij, Shkodra ka shanse të mira për të pasuruar indirekt muzikën qytetare, të gjallërojë jetën sociale si dhe të fitojë një emër të mirë si qytet i artit dhe i kulturës. Muzika e qytetit në fjalë është një amalgamë tingëllimesh vëndase me influenca të ndryshme (sa lindore e sa perëndimore). Kjo gjë i lë vënd muzikës Jazz, (që është një përzierje mes kulturash të ndryshme) të influencojë muzikën vëndase duke pasuruar muzikën e qytetit me tingëllimet tipike Jazz. Gjithashtu, përmes Festivalit Shkodra Jazz, qyteti përjeton një gjallërim të jetës sociale, gjë kjo tepër e rëndësishme në zhvillimin e qytetit, për të cilën qytetarët kanë nevojë. Nga ku rrjedh që përmes këtij gjallërimi të jetës sociale, të përfitojë biznesi i turizmit i cili automatikisht ndikon në mënyrë pozitive tek vlera e qytetit.

Festivali Jazz në Shkoder mund të thuhet është ndërkombëtar. Sa ka qënë e mundur përfshirja e kolegëve tuaj të huaj në këtë festival? (Ndonjë mbresë e veçantë)

Markelian Kapidani: Grupi organizers i këtij festivali, vazhdimisht ka punuar për përfshirjen e artistëve me preiardhje nga e gjithë bota. Normalisht që më në detaj të këtij aspekti, fshihen probleme të mungesës së sponsorve privatë të cilët (ndoshta për ndrojtje) e ndjejnë akoma të vështirë ti afrohen festivalit. Veçanarisht në këtë pikë dëshiroj të ndalem dhe ti bëj thirrje atyre qytetarëve të cilët kanë mundësi ta ndihmojnë festivalin për tu rritur në nivelin e duhur (e që ne kemi si pikësynim) përmes sponsorizimit. Mbas disa vitesh pauze, ky festival është ripërtërirë me mund kryesisht për hir të mbështetjes së grupit aktual që drejton Bashkinë e qytetit të Shkodrës. Grupi organizativ i  festivalit ka sjellë vazhdimisht artistë të cilët i kanë dhuruar Jazzdashësit shkodran momente emocionuese. Loja mes artistëve me prejardhje të ndryshme është motori gjallërues i këtij festivali. … ky aspekt është Jazz!

Nëse do të guxonim të bënim një krahasim me një festival jazz  jashtë kufijve, çfarë ka më pak e çfarë mund të përmirësohet në festivalin e Shkodrës?

Markelian Kapidani:  Me të drejtë thoni“Nese do te guxonim te benim nje krahasim …”  mbasi të krahasosh një Jazz Festival me një tjetër, për mendimin tim nuk ka shumë kuptim. … se bëka edhe rimë! P.sh: Të krahasosh festën e një dasme të bërë nga një familje me  standard jete të ulët me një tjetër të një standardi të lartë, më duket si diçka që e çvesh qëllimin fillestar të festës e cila kështu siç duket rrezikon të

ngelet si diçka thjesht materiale duke humbur vlerën shpirtërore për të cilën bëhen festat! Me një të tillë metër vlerësimi, del qartë që Shkodra Jazz duket si diçka krejt e vogël kundrejt festivaleve më në zë të cilët mbledhin miliona Euro nga sponsor privatë. Kështu, “Shkodra Jazz i njgjet asaj martesës së families së  varfër!”Por kjo mungesë materiale për momentin nuk është pengesë për të servirur cilësinë e duhur muzikore, mbasi Festivali merr vlerë nga artistët e ftuar të cilët kontribojnë duke u bërë mbështetës të festivalit. Pikërisht Shkodra Jazz Festival është një ndër festat e qytetit të Shkodrës dhe jam i mendimit që kjo festë i ka letrat në rregull për tu zgjeruar, për të arritur dimensionet e duhura që i përkasin asaj në panoramën e festivaleve ndërkombëtare. Prandaj për të ardhmen, gjithshka varet nga predispozita e forcave sponsorizuese private dhe mbështetja shtetërore etj, që ky festival i vogël të rritet bashkë me qytetin duke u bërë një ndër emblemat e shkëlqyera të vendit.

Paçalin Pavaci, violinist i mirënjohur, ktheheni pas shumë vitesh në Shkodër e për Shkodra Jazz Festival me një përfshirje pothuaj të plotë në këtë edicion. Cili është mendimi juaj për këtë event?

Paçalin Pavaci:  Kthehem në Shkodër mbas 26 vjetësh  e për  ShJF, që mbahet më 27 gusht deri më 2 shtator, por nuk shkoj vetem! Për këtë rast sjell edhe dy miq të mi, artistë të mëdhenj, Jose Maria Gallardo Del Rey (kitarrista) e Paolo Marzocchi (pianista) që janë të ftuar nderi, bashkë me shumë artistë të tjerë nga  bota. Shkodra, si çdo qytet me tradita muzikore, ka nevojë për një jetë të gjallë artistike e gjithashtu ky event ka synim të mbajë gjallë kujtimin e shokut e vëllait tonë Rrok Jakaj.  
Rrok Accademy, Festivali Jazz jan
ë ambiente ku kryesisht artistëve të rinj e jo vetëm, ju jepet mundesia të njohin eksperiencat tona dhe ne të shkëmbejmë e trasmetojmë  tonat mes profesionistësh.

Ku nis lidhja juaj me Festivalin jazz dhe cila është esenciale e këtij edicioni?

Paçalin Pavaci: Festivali i jazz nisi si andërr e imja dhe e Rrokut e ku unë,në këtë festival,  do të kisha anën klasike. Andërra  e Rrokut , Festivali është  realitet i mrekullueshem, realizuar nga Floriani, vëllai i Rrokut e ku bashkëpunojne e marrin pjesë shume e shumë artistë, miq të përbashkët, por edhe mjeshtra të muzikës, didaktikes me famë. Esencialja, e veçanta e këtij edicioni të nëntë është hapja e seksionit klasik. Koncerti im, që shënon edhe një khim mbas vitesh ne vendlindje, është një  emocion, përgjegjesi e kënaqësi e pafund.
Ky edicion i Festivalit të Jazz do të ketë një program të ngjeshur me masterclass, workshop, koncerte jazz por dhe të muzikës klasike.  Kjo gjithëpërfshirje është sa esenciale edhe premtuese për publikun por edhe për brezin e ri të instrumentistëve .

Do të ketë edhe surpriza nga ana juaj për Shkodra jazz Festival?

Paçalin Pavaci:  Natyrisht. Kam menduar për një koncert me orkester harqesh, që e drejtoj vetë , e po ashtu surpriza për Markelianin, Jose e Paolo e masterclass per miqte e mi. Takime, diskutime e ide të reja e pse jo dhe projekte mund të lindin, siç ndodh zakonisht në këto ambjente e evente. Dëshira, impenjimi nuk mungon mjafton të besojmë te aftësitë, eksperiencat e vullneti i mirë i njerëze dhe institucioneve që besojnë te kultura, te muzika si gjuha universale për komunikim e promuovim.

Korrik 1990, kur në Itali zbarkon një popull fantazmash

Negli anni ’90 accogliemmo gli albanesi, oggi l’Albania ricambia il popolo italiano aiutando i disperati del mondo