in

Edhe të pamartuarit mund të adoptojnë

Një person i pamartuar a mund të adoptojë? Një pyetje kjo e kthyer në aktualitet pas një sentence të fundit të Gjykatës së Kasacioni, organi gjyqësor më i lartë në Itali.

Një nënë e pamartuar nga Genova ka adoptuar një vajzë në Shtetet e Bashkuara dhe ka kërkuar njohjen e adoptimit edhe në Itali.  Gjykatësit kanë vendosur që ajo dhe fëmija mund të qëndrojnë bashkë, por për njohjen e plotë të adoptimit nevojitet një ligj i ri. Në fakt, sot adoptimi nga persona të pamartuar lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme. E vështirë ama që rregullat të ndryshohen shpejt. Qoftë shoqëria qoftë klasa politike janë shumë të ndara në këtë temë, dhe në debat rëndon edhe pozita e Kishës Katolike, gjithnjë me ndikim të fortë, sipas të cilës, për të mirën e fëmijës nevojiten një nënë e një baba.

Në Itali adoptohen çdo vit rreth 6 mijë fëmijë, 4 mijë prej të cilëve vijnë nga jashtë, por bëhen italianë sapo hyjnë në familjen e re. Adoptimi është një rrugëtim i gjatë, me rregulla të ndëlikuara dhe të rrepta, që shumë familje pa fëmijë kërkojnë të lehtësojnë.

Një urë mbi Adriatik

Televotë transparente dhe e besueshme