in

Flukset: Përforcime për të mbaruar sa më shpejt

Punonjës interinalë dhe orë jashtë orarit. Do të shërbejnë edhe për sanatoren. Gjendja e jashtëzakonshme shbllokon 5,6 milionë euro

Romë, 25 shkurt 2011 – Gjendja e jashtëzakonshme e deklaruar disa ditë më parë nga qeveria shërben para së gjithash për të përballuar zbarkimet e këtyre ditëve në Sicili, që mund edhe të rëndojnë më tej situatën me vazhdimin e krizës në Afrikën e Veriut. Por ajo është gjithashtu një rast i mirë për të zgjidhur edhe probleme kronike, si atë të qindra mijëra personave qëq janë në pritje të një përgjigjeje për flukset dhe legalizimin e vitit 2009.

Metoda është ajo e përhershmja. Sportelet Unike të Imigracionit dhe zyrat për të huaj e Kuesturave kanë personelin minimal? Falë deklarimit të gjendjes së jashtëzakonshme, shbllokohen ca fonde, kështu që mund të merren në punë punonjës të rinj interinalë (për kohë të caktuar) dhe t’u hapet rruga orëve shtesë në punë (dhe pagesës së tyre) të punonjësve të varur.

Është gjithçka e shkruar në “dispozitat urgjente të mbrojtjes civile” që janë shpallur më 21 shkurt në Gazetën Zyrtare. Sipas nenit 8, për të përfunduar praktikat e legalizimit (të sanatores së shtatorit 2009) dhe për të administruar flukset e ardhjeve, Departamenti për liritë civile dhe imigracionin i ministrisë së Brendshme do të mund të përdorë deri në 325 punonjës interinalë për gjashtë muaj, që do të angazhohen në zyra të ndryshme.

Për më tepër, Departamenti mund të autorizojë 250 punonjës tashmë në punë, të punojnë edhe jashtë orarit, duke përcaktuar si kufi një mesatare prej 12 orësh më shumë në javë, dhe një maksimum prej 40 orësh për kokë. Kush do të punojë  meë shumë? Ka shumë mundësi që të jenë punonjësit e përkohshëm që merren me imigracion dhe që dekreti i njëmijë shtyrjeve ka konfirmuar edhe për një tjetër vit.

I gjithë operacionido të kushtojë deri në 5,6 milionë euro. Të shbllokuar falë gjendjes së jashtëzakonshme, për të zgjidhur një problem administrimi të zakonshëm, jo efikas.

Elvio Pasca

Sanatoria: Për Këshillin e shtetit, dëbimi i dyfishtë nuk është pengesë

Mars 1991: Shënomëni edhe mua/2