in

Investment Day Web Edition

Investment Day 2 – Për të mësuar më shumë rreth temave të kursimit e të investimeve

Në fillimet e emigracionit tonë, prioritetet ishin të pajiseshe me dokument qëndrimi, të gjeje një punë, një shtëpi me qira – ndonjëherë duke e fshehur që ishe shqiptar -, të mblidhje ca lireta për t’ia çuar familjes përtej Adriatikut.

Sot, të integruar mirë, me arritjen e një stabiliteti familjar, shoqëror dhe në punë, çështjet që shqetësojnë – kë më shumë e kë më pak – janë ato të Italisë në përgjithësi, të ndërthurura ama me të tjera, specifike për të lindurit gjetkë.

Kostoja gjithnjë në rritje e jetesës, puna përditë e më e pasigurt e me më pak të drejta, pensioni i largët dhe i pasigurt, e ardhmja e fëmijëve, shëndeti, hipoteka e shtëpisë janë çështje të lidhura ngushtë me të ardhurat e kursimet që shqetësojnë familjet italiane në përgjithësi dhe aq më tepër ato të emigrantëve me një rrjet familjar e shoqëror mbështetës më të dobët e më të ngushtë se vendasit.

Rreth çështjeve financiare e ekonomike është e udhës – e ndonjëherë absolutisht e domosdoshme – të kesh mendimin e një profesionisti të sektorit.

Dëshmoi këtë gjë interesi i madh i shfaqur për takimin live në faqen Facebook të Shqiptarit të Italisë me Majlinda Pipën, konsulente e Alleanza Assicurazioni, kushtuar temave të kursimit dhe investimeve në Itali, për të mbrojtur veten dhe të dashurit.

Aq sa u vendos që nisma të përsëritet, për t’u thelluar në tema si kursimet, pensionet suplementare, sigurimet dhe investimet, për t’iu përgjigjur pyetjeve që kanë më shumë rëndësi për ju.

Takimi i radhës është më 18 tetor në orën 18:30.

Gjithnjë në faqen Facebook të Shqiptarit të Italisë me Majlinda Pipën, konsulente Alleanza Assicurazioni dhe Keti Bicokun, gazetare e Shqiptarit të Italisë.

Ju ftojmë të na ndiqni të shumtë.

Un luogo sicuro nel cuore dell’Europa

Balkan Film Festival 5 – La finestra sui Balcani