in

Tre vjet pas tragjedisë – Gërdeci mbetet pa drejtësi

Sot mbushen tre vjet nga tragjedia në Gërdec, 13 km larg Tiranës, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve, gra dhe fëmijë, si pasojë e nje shërthimi në fabrikën e demontimit të armëve.

Në fshatin Gërdec u plagosen mëse 200 persona, ndërsa u dëmtuan banesat dhe bizneset në zonë.

Por ndonëse kanë kaluar 3 vjet, organet gjyqësore vazhdojnë të zvarrisin procesin me 29 persona të pandehur për këtë tragjedi, asnjë prej të cilëve nuk është vënë nën pranga.

Sot, në trevjetor të tragjedisë, qindra qytetarë të udhëhequr nga kryetari i PS-së, Edi Rama dhe deputetë të tjerë të kësaj opozitës janë kanë marshuar drejt kraterit ku ndodhi shpërthimi, ku dhe do të mbahen fjalime nga familjarë të viktimave dhe politikanë.

Manifestuesit mbajnë në duar pankarta ku kërkohet drejtësi për ngjarjen dhe largimin e qeverisë “Berisha”.

Gli albanesi: “Festeggiamo l’Unità d’Italia!”

Gërdeci: Opozita proteston, Berisha i bashkohet dhimbjes së familjarëve