in

Flukset sezonale: Nga 22 marsi nis paraqitja e kërkesave

Do të autorizohen 60mijë hyrje për bujqësinë dhe turizmin. Për herë të parë do të jepen autorizime hyrjesh shumëvjeçare

Romë, 18 mars 2011 – Nis më në fund edhe gara për punësimin e 60mijë punonjësve sezonalë për t’u punësuar kryesisht në sektorët e turizmit dhe bujqësisë. Dekreti që autorizon ardhjet e tyre do të shpallet në Gazetën Zyrtare të hënën më 21 mars, kështu që do të hyjë në fuqi  të nesërmen, 22 mars, dita e parë e vlefshme për paraqitjen e kërkesave. Për të sjellë në Itali punonjësit e huaj.

Në të vërtetë për flukset e sezonalëve nuk ka qenë asnjëherë e nevojshme të nxitohesh, hyrjet e autorizuara nga qeveria janë zakonisht të mjaftueshme për të kënaqur të gjitha kërkesat e paraqitura. Por gjithsesi, ndërmarrjet bujqësore, hotelet dhe restorantet duhet të mbajnë mirë parasysh që, edhe në rastin më të mirë, do të kalojë të paktën një muaj nga paraqitja e kërkesës deri në çastin kur punonjësi do të vijë në Itali. ndaj për të mirën e punës së tyre, u leverdis të nxitojnë.

Kërkesat paraqiten on-line përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme, dhe që tani është e mundur të përpilohen dhe të salvohen formularët. Kush nuk është i zoti me kompjuterin mund t’u drejtohet konsulentëve të punës apo shoqatave të kategorisë.

Si çdo vit, teksti parashikon edhe vendet prej nga duhet të jenë punonjësit sezonalë që mund të vijnë:  Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë, Bosnja-Hercegovina, Maqedoni, Kroaci, Serbi, Indi, Pakistan, Bangladesh, Sri Lankë, Ukrainë, Tunizi, Marok, Moldavi, Egjipt, Nigeri, Niger, Gambia, Gana, Filipine.

Një risi e rëndësishme i dallon këto flukse nga të mëparshmit. Për punonjësit sezonalë nga këto vende që kanë qenë për të paktën dy vjet rresht në Itali, punëdhënësit do të mund të kërkojnë një autorizim shumëvjeçar. Në këtë mënyrë, vitin e ardhshëm, këta punonjës sezonalë do të mund të vijnë në Itali duke mos kaluar më mes flukseve.

Elvio Pasca

Lexo edhe: Flukset 2011 për sezonalët: dekreti dhe sqarimet

Tre karabinierë të rremë demaskohen nga dy shqiptare

No alla rottamazione della motonave albanese Katër i Radës