in

Rreth 15% e shqiptarëve jeton në Itali

ISMU, me të dhëna të institutit statistikor italian të përpunuara nga OKB-ja, ka përpiluar një listë të emigrantëve në Itali që sipas përqindjes së popullsisë së vendlindjes që ata përbëjnë. Del në dritë që shqiptarët janë renditur të parët pasi ata që jetojnë këtu përbëjnë 14,8% të shqiptarëve që jetojnë në atdhe

Romë, 18 mars 2011 – Që një pjesë e mirë e shqiptarëve, mbi një e treta, jeton jashtë Shqipërisë është një fakt i njohur. Edhe pse shteti shqiptar nuk ka shifra të sakta për shtetasit e vet në botë, sipas të dhënave zyrtare të dy vendeve fqinje, Itali e Greqi, del se vetëm në to jetojnë rreth 1 milion e 300mijë shqiptarë.

Së fundi, është përpiluar një listë duke vënë në raport numrin e emigrantëve të një vendi me banim në Itali më 1 janar 2010 (sipas të dhënave të Istat) dhe numrin e banorëve të atij vendi (sipas përpunimeve të shifrave të burimeve të ndryshme të bëra nga OKB-ja).

Nga kjo analizë del se Shqipëria është e pa diskutim e para, me 467 mijë banorë të saj në Itali, sa 14,8% e 3,2 milionë shqiptarëve që jetojnë në atdhe. Po të përjashtohen nga analiza shtetet e vogla të San Marinos dhe të  Vatikanit, në listë radhiten më pas Maqedonia, me 4,5% të emigrantë me banim në Itali ndër numrin e përgjithshëm të banorëve; Rumania, me 4,2% të banorëve të saj të emigruar në Itali, Moldova, me 2,9%. Po në Europën lindore kuota të konsiderueshme arrijnë emigrantët nga Kosova (që në Itali janë sa 0,9% e banorëve në atdhe), nga Bosnjë-Hercegovina (0,8%), nga Serbia (0,7%) dhe nga Mali i Zi (0,6%), të gjithë vende të ish-Jugosllavisë. Ndër vendet më të afërta afrikane  radhiten Maroku,  (1,3%) dhe Tunizia (1,0%). Më pas, megjithëse me numra më të vegjel emigrantësh në Itali radhiten ishujt afrikanë të Kepit të Gjelbër (0,9%), Seishellëve (0,7%) dhe Mauricius (0,7%).

Gjithsej në Itali banojnë emigrantë nga 191 vende, ndër 195 të botës (mungojnë të ardhur nga parajsat detare të Mikronezisë, Palau, Nauru dhe Tuvalu). Ndër 50 vendet më të populluara në botë, ata që kanë flukse më të mëdha drejt Italisë janë Maroku, Ukraina, Peruja, Polonia dhe Gana dhe — me rreth 0,1% të emigrantëve ndër numrin e përgjithshëm të popullatës— Filipinet, Egjipti dhe Algjeria.

No alla rottamazione della motonave albanese Katër i Radës

Të përgjuar nga qiradhënësi